
Afrohu qe te kap gjuhen tende
Kalis me vere, e kuqje dehese
Pasion qe rreshket brenda ngadale
Nder dhembe, te prek si futje duarsh
Gjuha ime
Flet fjale te lageshta mbi butesine
E embel per vdekje, zhytet thelle dhe del
Mbi siperfaqje, ajri eshte teper i thate
Per te qendruar jashte kesaj humnere
Te embel, te lemuar, epshore.
Ti – ndjeshmeri e pazakonte, inferioritet I pakuptimte
Mbi madheshtine e gjoksit tend
Kurorezohesh dukeshe e Durresit, princeshe
E Shkodres, titujt s’vlejne
Sa kjo puthje e ngadalte, keto gjuhe
Qe heshtin dhe Zotin
Me siguri, Ai
Masturbon duke na pare
Prej reve…
Ah – shembesh ngadale, symbyllur,
E mundur, ne prag te nje klithme,
Qe humbet ne ritmin e frymemarrjes
Tende te çrregullt,
I çrregullt une, largohem
Ti, goje e kenaqur
Me veshtron pa fjale.
Categories: 1933
Si gjithmone perpiqem te te shpetoje,
Por me siguri, vone ne kete poezi,
Porsi nje jehone qe perseritet,
dikush duhet te vdes, do te vdesesh ti,
Ndoshta ti, une kam vdekur perhere
Ka mbi nje milion menyra per te te bere per te qare,
I fsheh lotet pas pellembeve te ngritura mbi fytyre
Porsi nje pasqyre, shihesh, reflektim fragmentar
Nje milion menyra, permes gishtërinjve jam une
I gjymtuar,
Pjese, pjese, pjese,
Pres çdo sekuence te ketij filmi
Punoj mbi jeten time , jehone qe perseritet
Buzeqesh cdo dite, buzeqesh si dehje
E me duhet te ngre volumin ne fund
Qe te shuaj cdo mendim, cdo perfytyrim,
Cdo pasqyrim qe perseritet, te zbeh cdo kujtim
Perfytyrim tendin sic zverdhen gjethet
E bien si meteorë të zjarrte. Mbi trotuare shtrihen
Metafora qe lypin meshire hapave te te panjohurve
Derisa vjen serish shiu tjeter per te rilindur,
Mbi trotuare do te lindin hapa, gjurme meteorësh
Te gjymtuar
Pjese, pjese, pjese,
Pres çdo sekonde shiun qe mbin hapat
Per te qene zot.
Ndoshta sot? Sot?
Re te zeza mbi qytetin tone sot,
(Kur ishte hera e fundit qe pati re te bardha ?)
Ty te stresojne rete, te velin porsi
Premtimet duken po aq idiot
Sa dhe nje kenge ditelindjeje
E shtypur plot gabime, (ok puthmë)
Fotokopjon cdo fjale per te bindur vetveten
Qe beson vertet ne ate qe thua, kjo kishe po shembet
Ti s’me beson, peshperit dicka neper dhembe (ok puthmë)
E bluan mohimin, e njome me gjuhe,
E mberthen me buze, peshtyn nje fjale (ok puthmë)
Belbezon Dddd……
Si the diell ? une them swastika !
Si the diell? une them swastika!
Brenda teje kam vdekur cdo nate
Brenda teje kam vdekur cdo nate
Tani do te tregoj se ku dhemb
Tani do te tregoj se ku dhemb
Tani do te tregoj se ku dhemb
Tani do te tregoj se ku dhemb
(ok puthmë)…..
Categories: 1933

A jua ka thene kush
Qe ju ngjani
Me nje aktore hollivudi
Nje bjonde
Qe ka ne sy
Nje kafke
Dhe dy kocka
Mbi buze ?
Vitet shkojne
Pa deshire
Ne luajme
Topadjekesi
Shembemi
Te vdekur
Mbi fotografi te hershme
Kujtime
Ka dicka
Pabesueshmerisht erotike
Tek ju
Jua kisha thene me pare ?
Mbi sup nje korb
Shkelqen si thike
Dhe floket e verdhe
Duken sikur qeshin
Nata duket
E paajer
Vone hap dritaret
Marr fryme thelle
Fqinjet flene.
Perballe
Nje qytet i pergjume
Ne terr.
Categories: 1933

Dua të dal nga kjo pikturë
Dje ëndërroja për më mirë
Sot e kryqëzuar si Krisht në mur
Kontureve u kërkoj të jem e lirë
Rrjete-thurje merimangat si fije më hodhën
mbi thesare që trupi më fsheh në sënduk
Penelatat e tij bukuri më sollën
Une i putha doren, më pas ai u zhduk.
Dua ti mbledh tani pa smirë
Copëzat e thyera nga dashuria jonë
Kontureve u kërkoj të jem e lirë
Të të kërkoj ndoshta s’është vonë.
Ah po ç’mund të them tjetër
Shpresoj të mos jetë shùmë vonë,
Konturet mu bënë rrethi i jetes
Tek ti shkoje pa kthim, përgjithmonë
Dua të dal nga kjo pikturë
Nga kjo jetë e bardhë, e tejdukshme
Ti më prangose për sot e kurrë
Përse s’më bëre dhe të vdekshme?
Kthehu tani dhe jepmë një fund
s’dua të mbesë për një milion vjet,
Për një milion sy, qerpikë që shkund,
e trishta bukuri që kurrë s’u tret.
Copëzat e thyera të dashurisë sonë
Më kujtuan penelin tënd të thyer
Tek ti shkelje pa kthim, përgjithmonë
Në atë agmë të helmtë,vesën e ndërkryer.
Categories: 1933

Jeton kur të dhemb .
Ai ishte fare i vockël, i dobët, me kaçurrela të verdha dhe mbi hundën e skuqur prej të ftohtit mbante një palë syze me skelet të zi fin dhe xhama të trashë. Ai ankohej shpesh se ato syze ishin tepër të rënda për të. Akoma më të rënda ishin fyerjet që të tjerët s’ja kursenin.
- O qorr, do vish të luash me top?
Ai shtrëngoi fort dhëmbët, kokën nuk e ktheu, mbërtheu prej gryke qesen me perime dhe vazhdoi të ngjiste shkallët për në shtëpi…37…38…29… Ai banonte në krye të shkallares 40. Trokiti në portën e hekurt. Nga pas saj dëgjoi hapa të afroheshin.
Ai dhe ajo ishin shtrirë mbi një krevat të madh. Përreth muret e kuq dukeshin sikur i jepnin skenës edhe më shumë zjarr. Ai e puthi në buzë dhe ngadalë filloi ti ngrinte bluzën e bardhë. Ajo kishte buzë të vogla. Kur ai e puthi, ajo i përkëdheli flokët, krahët, kofshët. Filloi ti zbërthente pantallonat.
Atij I erdhi turp nga djali që brofi në kuzhinë, ndaj ndërroi kanalin.
- I bleve ç’të tha mami?
Ajo nuk ishte e çmendur, por kishte përshtypjen se nëse do të vazhdonte kështu, një ditë do të vriste veten. Nuk i vinte keq për askënd, aq më pak për veten, me përjashtim të të vegjëlve. Ata duheshin ushqyer. Kishin nevojë për një nënë. Po a ishte ajo një nënë e mirë? Jo! Me siguri që jo, sepse nuk ishte e zonja për asgjë. Dhe kishte përshtypjen se dita ditës bëhej më e shëmtuar, vithet i ishin zgjeruar që prej lindjes së dytë, gjoksi i varej deri mbi bark, flokët I dukeshin si leshterikë të gjatë të frikshëm, lëkura e yndyrshme, krahët i dhimbnin sikur të donin të arrastiseshin prej saj, por problemin kryesor e kishte në kokë, kështu i pat thënë dhe mjeku. Asaj i dukej se të gjitha ditët ngjasonin, kurse netët nuk ekzistonin. Këtë e ndjente sidomos kur zgjohej në mëngjes, pasi kishte përshtypjen se kishte lënë pas diçka të zbrasët.
Të dhemb kur jeton.
Ai punonte si kalë gjithë ditën. Kur kthehej në shtëpi ndizte një cigare. Fjalë s’kishte, por dëgjonte shumë. Ulej si gjithmonë në kolltukun-lëkurë para televizorit. (ON). Ajo dritare i dukej e pafundme, ky qelq i errët që mund të prodhonte çdo botë, çdo linjë universi, me mijëra fytyra dhe ngjarje, ngjyra dhe forma. Ai qelq i hapte sytë, ndoshta kjo i mbyllte gojën. Kur hapte gojën ishte koha për të fjetur dhe qelqi atëherë errësohej për tu zhdukur brenda magjisë së tij.
Ai nuk ishte njeri I keq. Porsi kuajt dhe ai kishte të mira dhe të këqijat e tij. E kush ka lindur perfekt? Thonë që perfektshmëria do t’i sillte mërzi njerësisë, por ai e kuptonte që kjo vinte nga pamundësia për ta arritur atë. Jeta e tij nuk ishte perfekte, por për dreq kaq e mërzitshme. Asgjë nuk shkonte mirë me jetën e tij. Ajo bëhej dita ditës më e çuditshme, fliste me vete, kurse fëmijët nuk e dëgjonin më, por i kërkonin shumë, punën e bënte, por s’kishte asnjë interes për të, fitonte fare pak, lodhej shumë. U mblodh i gjithë pallati kur ai u hodh nga dritarja. Dikush i hodhi një batanije përsipër.( OFF).
Ajo nuk qau, por u mërzit pak. Gjithsesi kishte kohë që nuk e shihte. Madje kohët e fundit ai nuk e prekte më me dorë. Hidhnin njëri tjetrit vështrime të pashënjestruara. Të sajat përfundonin mbi një fotografi… ajo, në fshat, mbi një kal. Ju kujtua kur ishte dashuruar me të me shikim të parë. Asaj i pëlqenin kuajt dhe nuk kishte kalëruar që prej nuk mbahej mend. E kishte marrë malli për këtë.
Categories: 1933

“Vallë kjo ishte historia jonë?
A ndoshta duhet ende të pres?
Mos vallë dashuria është më e ëmbël,
kur njeri prej nesh duhet të vdes?”
33
Categories: 1933

Ajo shkon rrugicës, unë vetëm
Sa e ndjek me sy, gjoksin
Kofshët, reliev i thyer
I ngjeshur në të brendshme
Ndoshta të bardha, unë vetëm
Cigaren në buzë, ajo kaloi
Fare pranë meje, kofshë të bardha
Sa e ndjek me sy, ajo nuk i rruan
Sqetullat, djersë që rrëshket
Vjedhurazi që lag
Feminizmin e saj të kuq, unë vetëm
Mbështetur pas murit
E spërkas me sy
Duke shkundur fort cigaren
vështroj gjoksin, cigaren
kopsitur ndër gishta, derdh
epsh fashist mbi thithkat e saj, ajo
buzëqesh me dhëmbë të bardhë,
të mprehtë, ka sy të zinj dhe flokë,
dhe kafshime sysh mbi gjoks
gjoks i ëmbël, i ëmbli gjoks
plot qumësht dhe vena, vinin
të qara fëmije nga çatia e saj
gjoks i pabindur, thithka
të çmendura, unë vetëm
- ti më eksiton
- më kafsho më fort
- është histori pa gjurmë
- por më kafsho më fort
E gjarpëroj me mishin që rreh
si puls, ajo e lëpin si bushtër
E uritur fëmija po qan, ajo më lutet
Shumë pranë zemrës, puls
Së mishit që rreh
Për një puthje të fundit
-Më jep kohë të mbaroj këtë varg
Por ajo zhduket pas, unë vetëm
Cigaren flak, të pambaruar
Si porta përgjysmë e lyer
e burrit të saj.
Categories: 1933

Rrëke vere
Kullojne mbi gjoksin e saj
Rrëke të shndritshme loti
Ku lundron shpresa
Mbi shtratin e bardhë
Flokë të shpërndarë gjithandej
Derdhen denjësisht të lodhur
Mbi aromë trupash
Hijet e dhomës
Luajnë me orët që numërojmë
Nëpër mëndje. Shpejtësia
e një makine që nxiton jashtë
dhe perdet që varin kryet
në errësirën e pafund.
Dua ti flas,
Por fjalet si të nisura prej së largu
Nuk vijnë, ato
Jane kafshë që shoqërojnë
Zërin prej thellësive.
E shoh si merr frymë,
Si perëndon ngadalë
fjala. Nën këmishën time të zbërthyer
mbi trupin prush të nxehtë
prekjet e saj epshore
fshihen si yje të tejbotshëm
Frymëmarrim qetësisht, por zemra
tinëz gufon brenda kafazit
na mjafton një vështrim
një prekje e parashikueshme
një psherëtimë krejt e lehtë
mbi buzë që të bëjmë
dashuri sërish …
Categories: 1933