Maturi
Fjalet i ngjasojne mjaft gureve. Me ta mund te ngresh
Shtepi te qeta, me mobilje te bardha, shtreter te bardhe,
Mjafton te dal dikush per ti banuar, apo te pakten,
Te vij ti shoh perketej gardhit te kopshtit, atehere kur qelqet shkelqejne
Ne te kuq gjaku dhe nga ku, permbi kodra,
Bien kembanat e mbremjes. Vetem pak me pas
Litari i kembanes, leshohet, e godet krejt i vetem murin.
Léros, 12.XII.67.
Mjet shprehjeje
Ai s’donte me kurrgje, as fjalet, as zogjte qe ishin shnderruar
Ne parrulla apo simbole (e ketij fati gati asgje nuk i kish’ shpetuar)
Keshtu ai zgjodhi te mos hapte gojë,
Por te bënte, si memecet, ca gjeste te cuditshme
Te qete, te dykuptimte, te hidhur dhe paksa qesharak. Megjithese, edhe ato, disa vjet
Me vone, do te shnderroheshin ne parrulla.
12. XII. 67.
(perktheu nga frengjishtja A.Shtembari.)




