Archive for the →┴∆ Category

A e keni lexuar “Murtajen” e Kamys?

Posted in ±↑¥, Ψ, →┴∆ on November 6, 2009 by 4r3er

Spektrat dhe Realja (Duke lexuar “Murtajen” e Kamys)

1

Ne nje qytet pa kohe me nje stine te caktuar, te gjallet presin normalisht rradhen per te vdekur, sipas menyres qe ata kane zgjedhur. Diku, ne nje dimension te nje qytetit, ne nje hapesire ku vdekjes nuk i behet vend, shfaqet ne rrethana te mistershme nje substance e pajete: Nje mi i ngordhur. Aparenca e flakur perpara syve te te gjitheve, tensionon situaten, tremb te gjallet. Edhe kur ajo paraqitet ne doza krej te paperfillshme, nderhyrja e pazakonte e vdekjes ne nje pakohe te sajen, s’mbjell tjeter gje veç horrorit. Spektri, jofrymori i ardhur nga nje tjeter bote, reale, e dhunshme, e nendheshme, se shfaquri ne nje bote te re, ridimensionohet ne te tashmen-e gjalle, te mbidheshmen, porsi nje humbje fatale, nderkohe qe ai eshte thjesht lajmetar i nje te vertete: perpara se te ishin te gjallet, e kunderta ka qene gjithmone aty.

Frymoret kane shpronesuar mungesen e tyre, e kane shporrur larg (poshte, thelle) hapesires ku ata frymemarrin, e kane shtyre per me vone, ne nje pakohe. Ne mungese te Jetes, Reales, teknikat e botes se mbidheshme imitojne funksione te Jetes dhe prodhojne spektra qe ti japin sens se tashmes-se gjalle. Prania e mosqenies e shfaqur ne trajtat e nje kafsheze tmerron. Miu, i ardhur nga nje tjeter bote, ne nje tjeter forme, behet lajmetari qe sjell hakmarrjen e Mosqenies se shpronesuar prej territorit te saj. Nuk ka jete, ka vetem fabrikime, imitime dhe fallcifikime qe i ngjasojne asaj. Hakmarrja eshte apokaliptike! Qytet shnderrohet ne nje holokaust. Kufomat behen pirg rrugeve. Shfarosja, kaq arkaike, vazhdon ne menyre sistematike dhe shkencore deri atehere, kur frymoret e mbijetuar, pranojne ekzistencen e mosqenies. Vetem atehere!vjen zgjidhja, normaliteti.

Do you want to come with me?

Posted in ±↑¥, →┴∆ on August 30, 2009 by 4r3er

wanna come

100_1579

Woman

Posted in ±↑¥, Ψ, Ω 2 Ω 2 Ω, →┴∆ on August 29, 2009 by 4r3er

100_1577

per J.Prevert

Posted in →┴∆ on August 6, 2009 by 4r3er

nje kapele ne shkop dhe nje dore ne koke
punetor cigaresh dhe shitese uzinash
rendi i plazheve dhe zhurma publike
polici tavash dhe peshk shteti
ndotje kitarash dhe akustike makinash
nje tren rruges dhe lypsa te ndryshkur
ndergjegje sjelljesh dhe arrogance sociale
gazetar makinash dhe vjedhje kronikash
ortodoksi shalesh dhe femra kishtare
qirinj te vdekur dhe nje kostum i ndezur
nje grua me lepirese dhe nje femije i thinjur
Republika e rakise dhe nje gote Shqiperi

brazil

Posted in →┴∆ on August 2, 2009 by 4r3er

Zgavra sysh thellesi e pazakonte
Ku notojne krijesa
Te panjohura, fytyra, nen qepalla
Qe ulen e ngrihen
Si kuinta skenash teatrale.
Embelsia qe rikthehet, mbi buze
Nje nishan i mbire persosmerisht,
Harmoni e natyrshme, pjalm
Lulesh qe rrjedh ne endrra
Dhe mbledhin grusht naten.
Fantazma, dhe perputhje lekurash
Tone te errta, te bardha, kafshim
Mbi brinje, forma hijesh qe ndeshen
E krijojne njerez nga hici
Lutje e ngulur mbi jele kuajsh
Si orkida nusesh te rrembyera
Klithma cvirgjerimesh dhe embelsia
Ku lundrojne deshirat e perbashketa
Mbi gjakun e kulluar te mpiksuar
Deri ne mavi
Dhe gjaku yt eshte deti
Jane dallget dhimbja ime
Ky tempull mekatesh dhe faljesh.

3 tablo fantastike

Posted in ±↑¥, Ψ, Ω 2 Ω 2 Ω, →┴∆ on April 21, 2009 by 4r3er

Ky pyll
Është një bandë
Drurësh vandalë
Rrëmbejnë gra
Që hedhin hapa
Zhurmuese (vetëm ato!)
Britmat e tyre shuhen
Prej këngës së zogjve
llafazanë
Masturbojnë nëpër degë
Nëpër flatra
Pendë,
Sqepa të shpifur
Kthetra,
Dhe këndojnë
Ç’dreqin dërdëllisin gjithë ditën ?
Por e dije ti,
Zogjtë kanë grykë
Tepër të ngushtë
Për të përcjellë
Pilula te medha
Që shpojnë heshtjen ?

Pikërisht në këtë pyll
Fshihen popuj
Të stampuar në pulla poste
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Të gjithë fshihen këtu
Gulagët, aushvicët, spaçet
Këtu të gjithë
Ndaj e palos
Në katërsh këtë pyll
M’është shenjë shprese
Ndaj e shkruaj, e paketoj, e dërgoj
Larg prej çdo formë abstrakte
Lumturie qe  kam
Derisa, ti
Duke mbyllur atë portë,
Largohesh
Pa thënë
As
Mirupafshim.
E atëherë
Kafshët,
Shpendët,
Popujt,
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Dhe drurët
Vdesin një nga një.

***

Ajo
Eci
Përgjatë
Rrugës
E lodhur
U ndal
Në gjunjë
Ra
Dhe qau
Me ngashërim

*****
Në fakt
Alibise
se kurvave falas
Asnjehere si kam besuar
Kam pasur femra në jetën time
Thesare
Më kujtohen ende
Zërat
Fjalët
Parfumet
E tyre
Elegante
Apo kubike
Monstruoze
Engjëj
Me dhjamë
Po ajo që mbetet
Eshtë kujtimi
I më të mirës
Kur thoshte
“Zëri juaj
Më shkakton orgazëm”
Ajo tallej
Me siguri
tallej
“Pse
nuk bëni reklama
me brekë
në tv?”
Po unë jam
Real
Jam një mickey mouse real
Me vesh të mëdhenj
dhe bisht të gjatë

Në fakt
Gjithçka fillon
dhe përfundon në këtë qytet
shihi elefantët si vdesin në Paris.
Ajo më tha
Mirupafshim shkerdhati im i vogël

zgjim brenda endrres

Posted in ±↑¥, Ψ, →┴∆ on March 13, 2009 by 4r3er

yjuhyy

Kur hapa syte kuptova se isha rrezuar perfundimisht ne kembet e saj. Perspektiva duket e larget prej atij niveli. Ndaj i humba asaj syve. Pervec dhimbjes qe ndjeja, nuk kisha ndonje arsye tjeter. Per nje vit te tere u enda pa u ndalur. Natyra me thithi me endje, me zhduku. Kisha nevoje per kete. A ndoshta faqja e dheut kishte etje! Eca gjithe naten e kur u lodha, u shtriva mbi dhe. Erresire e madhe. Qielli nuk u fsheh nder peme, por s’kishte asnje yll ne qiell. Asnje te vetem. Ne mengjes kisha ftohte. Gishterinjte e kembeve me ishin enjtur. I ftohti me zgjoi. Eca. Ngjita rrjedhen e nje lumi. Nga vinte e ku shkonte ky lum? Disa orë më pas u gjenda ne kembet e nje ure. Nje ure fort e larte. Pushova pak. Kisha uri. Lumi me shoqeronte ne cdo hap, lodhjen nuk e kuptova, derisa pash gishterinjte e mi te gjakosur, nderkohe lumi ishte zhdukur. Pellgje. Currilat e pare vinin nga nje shpelle. Naten e kalova aty. Lageshtire dhe zhurmues te padukshem, por fjeta ngrohte prane nje zjarri. Nuk pash asnje enderr. 

Te nesermen ne mesdite arrita mbi nje pllaje qe formonte bark krah kodrave perreth. Ne qiell shkelqenin rreze, tek tuk syte me zune ndonje shtepi te rrethuar me gardh me dritare te medha, me dyer te medha dhe ne mes te tyre me nje poç te madh sa dielli. Ecja dhe mendoja se nuk isha larg saj. Nje gjysem kohe. Nese do te kaloja permes asaj lugine atje tej, atehere rruga do te ishte dhe me e shkurter. Ajo çante permes maleve. Kush e kishte krijuar kete lugine ? C’kishte ne maje te maleve ?

Ne mbremje vone ndala hapin ne shpatull te nje kodrine qe zbriste embel prej maleve. Toka ishte e bute, e ngjita lehtesisht. Ktheva koken pas, dhe pash tutje, larg, ndertesa qe tymosnin. Cili ishte ky vend? Nuk doja te kthehesha. Asnje deshire.  Per me teper te nesermen duhet te isha me I fuqishem, kurajo s’do te mjaftonte per te ngjitur ate qafe mali. Gjume nuk kisha, por ne mengjes u zgjova. Dhe sikur te mos me kujtohej ku isha, veshtrova perreth. Lart. Qafa e malit ishte me e veshtire se çe kisha parashikuar. A ndoshta isha shume i lodhur? A ndoshta shume I paduruar, per ta pare serish ate? Ngjitje e veshtire, siperfaqje e lemuar, rreshqitje. A mundet natyra te ndal njeriun? Kur mberrita ne maje, ishte nate, me merrej fryma, por ndjeva nje ngazellim te pazakonte. E njihja kete panorame. Buzeqesha. Pas mijera kohesh une buzeqesha. Atje ne maje, mbi buze ishin qepur yje. I mblodha me buzet e mia. Ajo u zgjua. Me veshtroi me sy te habitur. « U ktheve i dashur? » 

heart of darkness

Posted in →┴∆ on January 21, 2009 by 4r3er

Shtrat i ftohtë. Fortesë e ngurtë. Përreth asnjë pipëtimë. Prapësi e lagësht. Lëvizje mekanike, kërcitje kockash. Frikë nga errësira. Nga foljet, nga fjalët, nga fajet, nga faljet. Zukatje insektesh, fluturakët e mallkuar të ngjitur pas murit. Pllaka të ftohta, si plaka nervoze, bardhësi e zymtë, kohë e pa orë. Zvarritje e zhurmshme, frymëmarrje e rëndë. Çorientim total. Krahet tepër të shkurtër, forca e mangët. Zëri i pamjaftueshëm qoftë dhe për një fjalë të vetme. Qiellza e thatë, përtypje e vështirë. Nevojë për prekje. Buzë të njoma. Gjinj të tendosur. Seks i lagur. Mbyllje sysh. Puthitje qerpikësh… Mbi qepalla ju formuan një mori rrathësh të errët që s’ndalnin së renduri përbrenda mbi lëkurë. Ai u shfaq menjëherë, kur ajo po mendonte pikërisht nëse ai do të vinte apo jo.

- Heshtja jote më vret! – tha ai duke u afruar pranë trupit të saj krej të zhveshur.

-Më duhet të të vras atëherë pasi unë nuk të dua! – ju përgjigj ajo.

- Të duhet të shkërdhehesh me dikë tjetër që të kuptosh që më do?

Ai e puthi mbi buzë, e kafshoi ëmbël në faqe dhe gjarpëroi gjuhën mbi qafën e saj të bardhë. Ajo rrëshkiti duart mbi trupin e tij dhe i shtrëngoi seksin. U puthitën pas njëri tjetrin përfundimisht. Ajo rënkoi kur ata nuk ishin më dy. E shtrëngoi pas vetes dhunshëm. I zgjati buzët mbi syrin e saj dhe me tre zëra të ndryshëm i tha mbi të:

- Ti je e imja !

Por ajo i trembej atij : ai ishte i frikshëm dhe shumë I bardhë si kokainë.

- Çfarë je ti ?- tha ajo e trembur.

- Nuk e di. Unë jetoj brenda teje. Jam i lidhur me zinxhirë neuronesh dhe ndjesorë të pazbuluar. Kur ti mbyll sytë kalëroj mbi dopaminë dhe vij tek ti.

Ajo ndjeu se kishte kontroll mbi të. Në fund të fundit ne jemi të gjithë zot të dikujt. Prej luginës së gjinjve të saj, ai dukej dhë më i bukur përgjysëm i zhytur përbrenda saj.

Çapitje në korridor. Ajo i hapi sytë. Ai u zhduk sakaq.

→┴∆ ±↑¥

Spektri i Gojas

Posted in →┴∆ on December 9, 2008 by 4r3er

 goya1

Njerëzit kujtonin prej kohës së fillimit të punimeve se atë ditë bënte një kohë gri. Bash si sot, kur kryetari erdhi dhe preu shiritin e përurimit. « Ta gëzoni » – tha dhe u largua drejt godinës së tij të verdhë. Njerëzit, të çoroditur,qëndruan për disa çaste përreth objektit të sapo përfunduar dhe në fund u larguan pa i shqitur sytë nga vepra duke lënë pas gjurmë fjalësh të papërcaktueshme.

Natë. U-Betoni ishte një godinë e zezë si spektër i frikshëm. Natë.

-Nuse çohu. Ç’pret ?! !

Ajo u ngrit e përgjumur. Ai ndërkohë ishte në këmbë duke mbërthyer xhakoventën.

-Jemi vonë ? Pse s’më zgjove më herët ?- tha ajo duke shtyrë tutje jorganin.

Zilja e telefonit.

-Jam Dritani katit të pestë. Ne jemi gati.  

-Ja dhe ne. Të tjerët ku janë ?

-Poshtë janë, kanë zbritur të gjithë ! Mos harroni të merrni varrenë. Ne gjetëm ca kazma…

-Po, patjetër.

E mbylli telefonin. Ajo ishte gati. E priste në korridor.

-Fëmijët flenë. Kam frikë se mos I zgjojmë?!

 -Le të zgjohen! Ta shohin c’do të ndodh. Pastaj ata nuk janë më fëmijë, ca gjëra I kuptojnë tashmë.

Ai kapi varrenë e mbështetur në të hyrë të apartamentit. Ajo tërhoqi një çantë të mbushur me dalta. Zbritën shkallët dy nga dy me nxitim.

Në brendësi të U-Betonit pësh-pëshe njerëzish thyenin errësirën. Mbi silueta kokash fantazma të frikshme gojane të mpleksura me erën e ftohtë të mesnatës.

Në dritën e hënës, shkallaret e bardha të mostrës së sapo-ndërtuar, reflektoheshin në fytyrat e ngrysura të banorëve të U-Betonit nr.41. Armët e tyre civile, armë punëtore, shkëlqenin thekshëm nën përgjimin e hënës. Vepra-Mostër, si epikë legjendare, ngrihej në zemër të U-Betonit si dhëmbë i mprehtë. Ishte gri atë ditë kur filluan punimet. Njerëzit ndiqnin pa kuptuar punimet. Askush asokohe nuk ishte në gjendje të identifikonte atë qënie që kishte mbarsur U-në e tyre. Ishte gri atë ditë kur punimet mbaruan. Para syve të tyre ngrihej një piramidë! “Ta gëzoni” kishte thënë kryetari dhe më pas ishte larguar drejt godinës së tij të verdhë.

-na e futën dreqin në bark.

-na e sollën tek goja.

-maskarenjtë, fabrikojnë mostra me paratë tona.

-ta thyejmë

-ta thyejmë

-ta bëjmë copë e thërrime.

Natë. U-Betoni ishte një godinë e zezë si spektër i frikshëm. Natë.

Me siguri fëmijët e U-Betonit nr.41 u zgjuan të tmerruar atë natë. Por të nesërmen, piramida ishte zhdukur.