ÐѲPPELH∑Rz²

Entries categorized as ‘Ω 2 Ω 2 Ω’

una musica brutal

November 8, 2009 · 4 Comments

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

POEMA E ZERIT TE LART

November 1, 2009 · 8 Comments

Dielli ndricon zbehte fytyrat e kthyera drejt tij
As nxehtesia e tij s’mund te shkrij ngricat e zemrave.
Ndonjehere as peruljet s’mjaftojne per falje,
puthadorat s’vlejne, mizoria nuk njeh kufi,
arketip qe mbartet si kryq mbi ndergjegjen njerezore,
ngjiten golgotat ,por kryqezimi s’ndodh
falja e mekateve shtyhet per nje dite tjeter.

Ju, Arber Shtembari, ju pyetet kur do te marr fund ky mund,
por a mundet te pergjigjet nje trup biologjik i ushqyer
lugesh korruptuese propagandistike
se kohes, se sistemit, se vleres,
goditjeve sizmike ne tru
sistematikisht,
prej kozmetikash reklamuese
ekranesh,
ky trup s’mundet,
strukture fatale,
vazhdimesi kockore,
qe i mbetet vec te sigurohet prej lyerjesh fasadash,
copezash zerash qe tregojne legjenda te mykura
ku dhe heronjte jane lodhur
se ngritur gura, se theruri mes tyre, se kthyeri se vdekuri
se mekuari femijesh te vdekur me kohe,
pershkrime kafkash hiperbolike mitike
Spektra!

Ah keto! Perse i kthehemi serish atyre viseve?
Cikli i kreshnikeve perseritet
Porsi nje cikel menstrual
I crregullt
Perndryshe,
nuk ka sesi te mos klithnim
perballe ketij karnavali karnivor
nderkohe qe qeshim budallepsjesh
kristaloidet tejshpojne qenien tone
ndihemi
porsi njerez te imet te dobet te lidhur si skllever
te humbur teresisht ne cmendurine e tyre
skizofrenike
ku reflektohet nje shoqeri e tere
nje hapesire e pafund
mendore
fundore
funderrinore
sinuset dhembin, rrudhat mpiksen
grushtat mblidhen
shenjestrat largohen
porsi silueta qe zgerdhihen
pasi mbollen
degradimin
kercenimin
dhe kercimin
paraqitjen
jashteqitjen
dhe shpirtin,
punen,
kalitjen
e nje trupi
te nje Uni
nje vetveteje
nje natyre
qe skulptohet ne vazhdimesi

Perse? Kjo fyerje
teresisht e dhuruar,
padashje,
fryrje kaq meskine,
por lehtesisht kaq e pranishme,
universalisht e pranueshme,
qw dhjam ndergjegjet ,
arsyen e ngaterron ,
shpirtin ekatranos,
trupin e gjymton ,
dashuria zhduket, miresia shkon, qetesia shqetesohet

O At!
c’eshte kjo shtepi te cmendurisht
qe kerkojne vec supe
te hidhet?
te marret lidhin te marret,
i ushqejne, i rritin, i zbukurojne
per ti vrare
duke i imituar
si vetvriten
nga Ne,
NE!
c’eshte kjo lajthitje zonje, kjo rrjedhje ju zoteri
me frikon buzeqeshja juaj e dhembezuar
verdhe.
Ju s’flisni
imitoni gurguritje kanalizimesh te zeza,
ku notojne gushkuq te shendetshem fishkellyes,
pa krahe,
pa sqep,
pa sklepa,
pa pende,
kendoni kenge qe s’mund ti degjoj,
delironi degesh qe s’mund t’ju ndjek,
por perpara se te rrezoheni,
sic u rrezuat dikur nga ai xhep
vaginal
e ju ishit me mijera
ne udhetimin vagonal o numra te damkosur
certifikatash te rreme
o kor i merzitshem funeber qw reciton
litani te frikshme antijete,
por,
ta dini se jete ka pasur
dhe para jush
dhe para jush

absurdi ne paroksizem,
shkencerisht na bindin ,
per fijen e flokut
qe ndan normalen
nga nje tjeter bote,
nje fije floku
qe ndan portrete byrosh
te fotografuara gjate seancash felacioni,
nga shprehi te ngrira ne ikonostase
te ngjyera zot kaq bukur nga pigmente lulesh te zhdukura.

Toke,
E heshtur
E ftohte
Si dashnore e merzitur
Flit!
Jane femijet e tu!
Femije te c’natyruar nga cdo ekzistence,
Qe ndjekin nje udheheqes qorrazi
Ai blasfemon, mashtron, skermit sklerozen e tij,
Qe mbahet ne kembe si mishra dhembesh,
Qe gjakosen ne te ngrene
Udheheqes pa udhe,
Qe mbjell
Mallkime,
Ankime,
Atakime,
I mediatizuar,
I robotizuar,
I filmuar,
Plejade polaroidesh
Qe digjen,
E femijet e tij te cmendur
E shuajne
Duke i permjere
Persiper.
Ti je kaq imperfekt ne syte e mi,
Ksilofon i cakorduar
Qe shter cdo fjale.

Ju pershendes,
Kam nevoje per paqe,
I lodhur se urryeri,
Midis tokes dhe qiellit,
Fjales dhe foljes,
Do te shkoj larg, lart, thelle,
Midis rreshtave te Kadarese
Agollit, Poradecit, Arapit, Camajt, Shkrelit, Podrimes
Derisa te behem shkronje e tyre……

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

Woman

August 29, 2009 · 1 Comment

100_1577

Categories: ±↑¥ · Ψ · Ω 2 Ω 2 Ω · →┴∆

3 tablo fantastike

April 21, 2009 · 2 Comments

Ky pyll
Është një bandë
Drurësh vandalë
Rrëmbejnë gra
Që hedhin hapa
Zhurmuese (vetëm ato!)
Britmat e tyre shuhen
Prej këngës së zogjve
llafazanë
Masturbojnë nëpër degë
Nëpër flatra
Pendë,
Sqepa të shpifur
Kthetra,
Dhe këndojnë
Ç’dreqin dërdëllisin gjithë ditën ?
Por e dije ti,
Zogjtë kanë grykë
Tepër të ngushtë
Për të përcjellë
Pilula te medha
Që shpojnë heshtjen ?

Pikërisht në këtë pyll
Fshihen popuj
Të stampuar në pulla poste
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Të gjithë fshihen këtu
Gulagët, aushvicët, spaçet
Këtu të gjithë
Ndaj e palos
Në katërsh këtë pyll
M’është shenjë shprese
Ndaj e shkruaj, e paketoj, e dërgoj
Larg prej çdo formë abstrakte
Lumturie qe  kam
Derisa, ti
Duke mbyllur atë portë,
Largohesh
Pa thënë
As
Mirupafshim.
E atëherë
Kafshët,
Shpendët,
Popujt,
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Dhe drurët
Vdesin një nga një.

***

Ajo
Eci
Përgjatë
Rrugës
E lodhur
U ndal
Në gjunjë
Ra
Dhe qau
Me ngashërim

*****
Në fakt
Alibise
se kurvave falas
Asnjehere si kam besuar
Kam pasur femra në jetën time
Thesare
Më kujtohen ende
Zërat
Fjalët
Parfumet
E tyre
Elegante
Apo kubike
Monstruoze
Engjëj
Me dhjamë
Po ajo që mbetet
Eshtë kujtimi
I më të mirës
Kur thoshte
“Zëri juaj
Më shkakton orgazëm”
Ajo tallej
Me siguri
tallej
“Pse
nuk bëni reklama
me brekë
në tv?”
Po unë jam
Real
Jam një mickey mouse real
Me vesh të mëdhenj
dhe bisht të gjatë

Në fakt
Gjithçka fillon
dhe përfundon në këtë qytet
shihi elefantët si vdesin në Paris.
Ajo më tha
Mirupafshim shkerdhati im i vogël

Categories: ±↑¥ · Ψ · Ω 2 Ω 2 Ω · →┴∆

Mise-en-scene

March 2, 2009 · 3 Comments

Ajo kurre s’kishte qene per ta nje dhome gjumi. Pertoke, nje dyshek i madh dhe rroba te flakura pa kujdes, dy vellime filozofie perbri sutjenave te asaj, ne qoshe nje hekur rrobash. I paperdorur. Jo larg, rafte plastike – brenda rroba, foto, nje parfum i mbaruar, nje flamur shqiptar nga ata qe vendosen mbi byro, ca stilolapsa.

Dy trupa krejt te zhveshur. Te nxehte. Ajo vendosi buzet mbi faqen e tij dhe i peshperiti se shfaqja do te luhej te premten ne darke. Ai i premtoi asaj se do te ishte patjeter aty. Sigurisht qe po, ajo kishte nevoje per prezencen e tij ne salle, ndaj ai duhet te asistonte gjate interpretimit te saj. Ajo ishte nje aktore e shkelqyer, ishte ylli i ri i teatrit ne kryeqytet.

U ftoh ajri ne dhome apo vete trupat ? Por ajo u ngrit si per te ngrohur ambjentin dhe filloi te recitonte nje fragment te rolit te saj. Diksion perfekt qe te godiste diku thelle ne gjoks. Befas syte e saj u zbehen. Ajo u shemb e vdekur mbi te. Hapi syte, « ne fakt Antigona vari veten i dashur », tha ajo duke buzeqeshur. Ai nuk tha asgje. Fjalet s’do te ishin kurre te duhura per te pershkruar ate fund.

Te premten ne darke binte nje shi i imet. Afishet e ngjitura mbi murin e teatrit u njomen dalengadale. Imazhi u prish dhe titulli i shfaqjes mezi dukej. « Cilesi e dobet » mendoi ai duke hyre ne godinen e teatrit. Salla ishte e ftohte. Njerezit te strukur brenda palltove te tyre merdhinin ne heshtje. Atij ju mbajt fryma kur ajo doli ne skene. Peshperiste fjale pas fjale rolin e saj. Ajo perseriste shpesh ne studion e tij, ndaj e njihte permendesh pjesen e saj deri kur ne fund heroina sakrifikohej. Dhe ja ku litari kerciti dhunshem dhe trupi i saj u var i dërrmuar mbi skene, i pajete. Ne salle, megjithe fundin e hidhur, te gjithe u ngriten ne kembe dhe duartrokiten gjate. Kishte nga ata qe brohoriten emrin e saj. Ai duke veshtruar drejt tyre vriste mendjen sesi ishte e mundur qe keta njerez te duartrokisnin vdekjen e dikujt. Ata, ato, ju duken krejt mizore, ashtu, brenda palltove dhe gezofeve te tyre, buzeqeshjeve dhe buzekuqeve.

Qe nga ajo e premte koha zvarritej me gjithe vitet qe shkonin njeri pas tjetrit. Zhdukja e saj e kishte plagosur rende. Si gjithmone dhe ate nate shtrati ju duk gjigand, dhoma e akullt dhe ne ajer kishte heshtje. Zgjati doren neper erresire dhe kerkoi qorrazi celesin e abazhurit. Drite. U ngrit. Ne kuzhine kerkoi nje thike me te cilen gerreu me kujdes nje shenje te vjeter plage ne brinje. Maja e thikes filloi te skuqej pak nga pak derisa metali ndeshi ne dicka te forte. Ndjeu dhimbje. Nguli fort gishterinjte perbrenda te çares, brinjet renkuan, por ai mundi ta shqiste ate prej aty. E fshehur prej vitesh, ajo kishte zene rrenje tashme brenda tij, larg skenes, larg interpretimeve dhe njerezve mizorë.

Nje mise-en-scene qe ata s’kishin mundur dot kurre ta shpjegonin. Pa rendesi. Ata ndjene mall per njeri tjetrin. Ç’ kohe e gjate e shkuar, por ajo s’kishte ndryshuar aspak. As ai.

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

TAKIM PUNE

January 14, 2009 · Leave a Comment

U vështrova gjatë në pasqyrë. «Nuk dukem dhe aq keq» mendova. Ndjeva se prej disa ditësh kisha marr atë dreq vesi të keq të të mbajturit të bërrylave poshtë, gjë që e vendoste kornizën në një lartësi të papërshtatshme. Por aty për aty, vetja më pëlqeu. Ndjeva siguri : me duar të fuqishme e mbërtheva fort, krahët i ngrita në lartësinë e duhur, kurse fytyrën e shënjestrova në qendër të kornizës. «Van Gogh do më kishte bërë një portret të shkëlqyer. Të paktën mua më duken veshët » thashë me vete duke buzëqeshur. E kisha lënë të takohesha me të në tre mbasdite në një lokal diku në qendër të qytetit. Punëdhënësin nuk e kisha parë kurrë, kisha folur me të në telefon, por zëri i tij nuk më la ndonjë përshtypje të veçantë, e as ndonjë shtysë për të imagjinuar se ç’lloj kornize mund të mbante ai. Me siguri, si gjithë kornizat që mbajnë shefat, duhet të ishte një kornizë e madhe, por materialin e saj e kisha të pamundur ta përcaktoja. Për një gjë isha i sigurtë, që kornizën ky far soji, e mbante shtrembër dhe koka u dilte diku në cep të kornizës,madje ndonjëherë një pjesë e kokës u dilte dhe jashtë.

Kur dola, gërrmova si zakonisht çelsat në xhepa. Shpresa, komshija përballë, po lante shkallët. Ishte një grua zonjë. Nuk e kisha parë kurrë të dilte njëherë të vetme pa kornizë. «Mirëmëngjes, si u gdhive? » më pyeti. Me një dorë lante me shkop, shtynte kovën plot ujë me këmbë dhe me dorën tjetër kornizën e saj e mbante lart. Koka pak a shumë ishte në qendër, por i lëvizte sa andej këndej dhe e pata të vështirë ti përgjigjesha. Mendova ti them vetëm « Mirë » dhe të mjaftohesha me kaq duke shpresuar se në një pikë të kornizës, koka e saj lëvizëse do ta kapte përgjigjen time.

Në rrugë nxitova hapat. Isha vonë. Tek Myslim Shyri gëlonin kornizat. Kishte nga të gjitha, druri, alumini, plastike, fringo të reja, të vjetra, të kalbura, të pista. E imja shkëlqente, ishte e re, e pastër, dru dhe origjinale. Ma kishin sjell nga jashtë. Të tilla zor se gjeje në vend. Dhe më shkonte, por dhe e mbaja siç duhej. E ruaja me kujdes, se ishin kohë të vështira, krizë botërore, të humbje kornizën ishte më zi se të humbje jetën.Teksa kaloja pranë një lypsi, mbështetur pas një muri, që pa kurrfarë kornize më kërkoi  lekë, hyra në një kontakt të dhunshëm me dikë që vinte përballë. Dëgjova një thyerje. Mu dridhën duart. Përtokë, në këmbët e mia, shtrihej sa gjerë e gjatë një krijesë e mrekullueshme, që në një vend e në një kohë tjetër, pa asnjë kornizë do ta kisha penetruar fort nga pas duke e kafshuar ku të mundja si qen i tërbuar. Fatmirësisht korniza ime nuk kishte pësuar asgjë! Ndërkohë korniza e saj kishte marrë një frakturë të rëndë në një nga vertikalitetet e saja dhe me gjithë përpjekjet e të zonjës, ajo meritonte të quhej një kokëposhtë. Duke mbledhur vertikalitetin e thyer të kornizës, asaj ju mbushën sytë me lot, gjë që mund të rëndonte edhe më  pozicionin e saj. “Ç’më bëre?” më tha me buzën që i dridhej. “Ku të futem unë tani? Po më sheh e gjithë bota! E mjera unë”. Lypsi qeshte dhe brohoriste si i marrë “ti je si unë, ti je si unë”.

Vazhdova rrugën. Krahët i mbaja lart, kokën në qendër, duart nuk më dridheshin. Të tillë aksidente mund ti ndodhin gjithkujt. Por çdo lwkundje sentimentale mund të bëhet fatale. U ula në lokalin ku kishim lënë takim me punëdhënësin tim dhe porosita një uiski.Teksa ktheja gllënjkën time të dytë, ai erdhi ashtu siç e prisja: me një kornizë të madhe, por vulgare, me fytyrën që i rrinte në cep dhe një pjesë të kokës që i merrte erë, pasi veshët i kishte tërësisht jashtë.  Ai foli gjatë, pa dalë nga korniza e tij, mbi postin tim të ri dhe detyrat që më ngarkoheshin. Ndërkohë, përbrenda katrorit tim, nuk e di pse mu kujtua ajo vajzë kornizëthyer. Mu dhimbs, por s’pata lot për të. Lagështia është e dëmshme për kornizat e drurit.

 

14 janar 2009

Arber Shtembari

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

autobus

January 6, 2009 · Leave a Comment

 Këpucë luksi të imituara, plastikë e përbaltur me taka të larta, majë mprehta ku gishta të tharë urie ngjeshur kockash strukin kokën përbrenda, geta fije shkëlqyese, xixëlluese si kurvë trotuaresh, gjunjë të ftohtë që mbështesin njëri tjetrin, fundi i shkurtër, fare i shkurtër, eksitues në të gjelbërtën fosforishente që mbart dhe format pas trupit që ai krijon, cohë e lehtë, e bardhë, tejdukshmëri e pafrikë që tregon kofshët e saj e diçka më tepër, tangat në paturpësinë e tyre porsi një gisht i stërgjatë që mbështjellët bythët e saj. Është vajzë moderne, ajo përtyp çumçakiz, dëgjon techtonik me Ipod dhe shkruan një sms. Jashtë bën ftohtë dhe ajo ndihet e mbrojtur brenda kësaj krijese që e transporton dhe e ngroh, nuk do të dalë kurrë prej kësaj krijese, do të qëndrojë aty me vite duke shkarkuar jetën e saj në mp3, do të filmojë ndjenjat e saj në dixhital në të gjitha pozicionet, klithmat e saj epshore të paçensuruara do të mund ti ridëgjojë pambarimisht gjer në orgazëm. Ndjen parfumin e saj, kjo dehje e tundon, si një shampanjë që rrjedh pambarimisht mbi buzët e saj të skuqura prej buzkuqit fatlum. Ajo e kish’ ngjeshur atë fort mbi buzë si kokë seksi, e kish’ shtrënguar fort dhe me gjuhë kishte fshirë çdo gjurmë devijimesh. Ai qelq e pasqyron gjithë qënien e saj. Ajo ngjesh mollëzat e saj mbi xhamin e ftohtë, bota përtej tij i duket e madhe, e çrregullt, armiqësore. Ajo është mërzitur prej saj, dëshiron të filloj gjithçka nga fillimi. « Zonjushë, ju duhet të zbrisni, është stacioni i fundit ». Ajo, pa e vështruar, ngre ngadalë fundin.

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

Vonë

December 16, 2008 · 2 Comments

Duke puthur një dorë të panjohur

fundoset qyteti ngadalë

në lëvozhgën e një pritjeje

vozon një përrallë

 

Në orët e vona të mbrëmjes

kur yjet bëhen mbret

një pyetje më ha shpirtin

kush jemi në të vërtet ?

 

Mos ki frikë ta thuash,

Do të pres deri në muzg

më jep fjalën që duhet

dhe puthmë në buzë

 

Prej urisë ti thërret

“Do të dua gjithë jetën”

Dhe buzët hapen pak

Me gjithe të vertetën…

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

pergjim

December 12, 2008 · 4 Comments

 

 Trupa te lidhur nyje

                           Gishterinj ne perqafim, gonxhe

                   E çelur

Si sy i zgjuar, gjoksi yt

                            Me lart, afsh

                  Marramendes

Endrra lundruese, rryma qe ftojne

                           Te ftohtin, permes

                 Qelqesh te bufatur

                 Nga e ngrohta fryme jona

                 Ajrin nuk e ndjejme, kalimtaret

                Veshtrojme.

 

 

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω

NJE NATE

October 22, 2008 · 1 Comment

Pik-pik-pik

Vështroi përreth.

Bardhësi e pafundme.

Pik-pik-pik

“E sollën urgjencat mbrëmë. Bëmë ç’ishte e mundur. Tani gjithçka varet vetëm nga ai. Të shohim.”

*

Nuk shihte asgjë. I druhej ndonjë grope a ndonjë pellgu. Po kthehej në shtëpi. Ishte një terr pafund. Kishin ikur dritat, ndoshta prej kohësh, pasi nuk ndiheshin më as ato pëshpërimat e para të pas-ikjes. Kishte heshtje kudo. Parafabrikatet me satelitët e ngulur në çdo kat ngriheshin drejt qiellit si përbindsha të zinj me sy të bardhë. Njerëzit brenda tyre, të mbledhur grusht nga i ftohti, duhet të ngrysnin vetullat në terr, të mallkonin qeverinë, të mbanin vesh syshqyer në errësirë sikur të prisnin rikthimin e një shpirti. Të tjerë, porsi mushkonja që kërkojnë dritë, preferonin të dilnin, nën rrezëllimin e hënës përgjuese, ndiqnin qorrazi zhurmën e gjeneratorëve, pa ditur nga i shpinin këmbët : mjaft të kishtë dritë.

Jo larg hyrjes së ndërtesës, vuri re një hije. Nuk i vuri rëndësi, në fund të fundit dhe ai ishte një hije në këtë terr. Teksa bëri të ngjiste shkallët, ndjeu një therje në shpinë, një si të djegur, si një damkë të nxehtë. Rënkoi dhe paditur as vetë u gjend përtokë. Kërkoi me duar diçka pas kurrizit, nën tesha. Gishtërinjtë ju ngjyen në një lëng. E ndjeu menjëherë ngjyrën e tij, në dorë, në gishtërinj, në thonj, në lëkurë.

*

- Të pëlqen?  

- Ky është shumë i fortë, ç’ka, është paksa i rëndë, – I thashë unë.

Ajo buzëqeshi syëmblazi.

- Si parfum burrash ë?! Në fakt mua më pëlqejnë parfumet e burrave.

- Po vrisja mendjen si dreqin u boshatis aq shpejt parfumi që kisha.

Ajo qeshi.

- O mon amour, po nuk e kam përdorur unë,- tha ajo me buzët e ngjeshura mbi supin tim.

Më tërhoqi vëmendjen një shishe rozë në formë zemre a molle.

- E bukur shishja.

- Unë s’ndjej më gjë, por po e provoj.

Aroma e tij u përhap më shpejt seç e mendoja e më mbështolli të gjithin. Aromë e ëmbël, e butë, sensuale.  

I bëra “po” me kokë.

- Po blej këtë atëherë. Dhe mua ky më pëlqen,- tha ajo.  

*

Shtrati iu duk tepër i madh. U kthye në krahun tjetër. Nuk e gjeti. Ndezi abazhurin e kuq mbi komodinë dhe mbajti frymën një çast. U ngrit. Ajri i ftohtë iu ngjit pas trupit. Mbathi pantoflat duke vështruar orën elektronike mbi komodinë : 02h 03 am. Dëgjoi ca pëshpërima që vinin prej sallonit. Ngjeshi butësisht veshin pas derës, dëgjoi zërin e saj « e di e di…po ç’të bëj unë ?…jo të lutem, këtë s’mundem ta bëj…» shtyu ngadalë derën. U gjend përballë saj. Ajo gjysmë e zhveshur shtrëngonte në dorë e trembur telefonin.

-Çfarë ka ?

Ajo e uli receptorin pa i ulur sytë.

-Asgjë, asgjë…është…babai, është pa qejf, – u ngrit dhe u kthye për në shtrat.

*

Pik-pik-pik

I ndjente qepallat e rënda, goja i ishte rreshkur prej ajrit të thatë të dhomës.

Pik-pik-pik

U përpoq të gëlltitej, por ai tub i mallkuar që shkonte në grykë, s’e lejoi as të hapte, as të mbyllte gojën.

Pik-pik-pik

Përqëndroi të gjithë forcat e me mijëra mundime ia arriti të lëviz gishtin tregues.

* 

Mbështeti pëllëmbët në pllakat e thyera të hyrjes së ndërtesës, mbështeti dhe faqet në to, u zhgarravit ngadalshëm derisa mundi të kthej kokën pas. Hija qëndronte aty mbi të, e palëvizshme. Nën refleksin e prozhektorit të hënës, shqoi një siluetë të lartë që dridhej frikshëm, diçka belbëzonte, shtrëngonte në duar diçka të hollë, të lëmuar. Vështrimi iu tret, sytë iu errën ngadalë, iu rrëzuan. Përmes qerpikëve dalloi disa metra me tutje, një tjetër hije që afrohej ngadalë, me hapa të lehtë, të ftohtë. Dy hijet diç pëshpërisnin, por e kishte të pamundur të kuptonte një fjalë. I përpirë brenda errësirës, fare ngadalë, shkoi dorën mbi plagën që gjakonte, kur befas, ngriu: një aromë e ëmbël, e butë, sensuale, ja paralizoi të gjithë qënien.

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω