POEMA E ZERIT TE LART

Dielli ndricon zbehte fytyrat e kthyera drejt tij
As nxehtesia e tij s’mund te shkrij ngricat e zemrave.
Ndonjehere as peruljet s’mjaftojne per falje,
puthadorat s’vlejne, mizoria nuk njeh kufi,
arketip qe mbartet si kryq mbi ndergjegjen njerezore,
ngjiten golgotat ,por kryqezimi s’ndodh
falja e mekateve shtyhet per nje dite tjeter.

Ju, Arber Shtembari, ju pyetet kur do te marr fund ky mund,
por a mundet te pergjigjet nje trup biologjik i ushqyer
lugesh korruptuese propagandistike
se kohes, se sistemit, se vleres,
goditjeve sizmike ne tru
sistematikisht,
prej kozmetikash reklamuese
ekranesh,
ky trup s’mundet,
strukture fatale,
vazhdimesi kockore,
qe i mbetet vec te sigurohet prej lyerjesh fasadash,
copezash zerash qe tregojne legjenda te mykura
ku dhe heronjte jane lodhur
se ngritur gura, se theruri mes tyre, se kthyeri se vdekuri
se mekuari femijesh te vdekur me kohe,
pershkrime kafkash hiperbolike mitike
Spektra!

Ah keto! Perse i kthehemi serish atyre viseve?
Cikli i kreshnikeve perseritet
Porsi nje cikel menstrual
I crregullt
Perndryshe,
nuk ka sesi te mos klithnim
perballe ketij karnavali karnivor
nderkohe qe qeshim budallepsjesh
kristaloidet tejshpojne qenien tone
ndihemi
porsi njerez te imet te dobet te lidhur si skllever
te humbur teresisht ne cmendurine e tyre
skizofrenike
ku reflektohet nje shoqeri e tere
nje hapesire e pafund
mendore
fundore
funderrinore
sinuset dhembin, rrudhat mpiksen
grushtat mblidhen
shenjestrat largohen
porsi silueta qe zgerdhihen
pasi mbollen
degradimin
kercenimin
dhe kercimin
paraqitjen
jashteqitjen
dhe shpirtin,
punen,
kalitjen
e nje trupi
te nje Uni
nje vetveteje
nje natyre
qe skulptohet ne vazhdimesi

Perse? Kjo fyerje
teresisht e dhuruar,
padashje,
fryrje kaq meskine,
por lehtesisht kaq e pranishme,
universalisht e pranueshme,
qw dhjam ndergjegjet ,
arsyen e ngaterron ,
shpirtin ekatranos,
trupin e gjymton ,
dashuria zhduket, miresia shkon, qetesia shqetesohet

O At!
c’eshte kjo shtepi te cmendurisht
qe kerkojne vec supe
te hidhet?
te marret lidhin te marret,
i ushqejne, i rritin, i zbukurojne
per ti vrare
duke i imituar
si vetvriten
nga Ne,
NE!
c’eshte kjo lajthitje zonje, kjo rrjedhje ju zoteri
me frikon buzeqeshja juaj e dhembezuar
verdhe.
Ju s’flisni
imitoni gurguritje kanalizimesh te zeza,
ku notojne gushkuq te shendetshem fishkellyes,
pa krahe,
pa sqep,
pa sklepa,
pa pende,
kendoni kenge qe s’mund ti degjoj,
delironi degesh qe s’mund t’ju ndjek,
por perpara se te rrezoheni,
sic u rrezuat dikur nga ai xhep
vaginal
e ju ishit me mijera
ne udhetimin vagonal o numra te damkosur
certifikatash te rreme
o kor i merzitshem funeber qw reciton
litani te frikshme antijete,
por,
ta dini se jete ka pasur
dhe para jush
dhe para jush

absurdi ne paroksizem,
shkencerisht na bindin ,
per fijen e flokut
qe ndan normalen
nga nje tjeter bote,
nje fije floku
qe ndan portrete byrosh
te fotografuara gjate seancash felacioni,
nga shprehi te ngrira ne ikonostase
te ngjyera zot kaq bukur nga pigmente lulesh te zhdukura.

Toke,
E heshtur
E ftohte
Si dashnore e merzitur
Flit!
Jane femijet e tu!
Femije te c’natyruar nga cdo ekzistence,
Qe ndjekin nje udheheqes qorrazi
Ai blasfemon, mashtron, skermit sklerozen e tij,
Qe mbahet ne kembe si mishra dhembesh,
Qe gjakosen ne te ngrene
Udheheqes pa udhe,
Qe mbjell
Mallkime,
Ankime,
Atakime,
I mediatizuar,
I robotizuar,
I filmuar,
Plejade polaroidesh
Qe digjen,
E femijet e tij te cmendur
E shuajne
Duke i permjere
Persiper.
Ti je kaq imperfekt ne syte e mi,
Ksilofon i cakorduar
Qe shter cdo fjale.

Ju pershendes,
Kam nevoje per paqe,
I lodhur se urryeri,
Midis tokes dhe qiellit,
Fjales dhe foljes,
Do te shkoj larg, lart, thelle,
Midis rreshtave te Kadarese
Agollit, Poradecit, Arapit, Camajt, Shkrelit, Podrimes
Derisa te behem shkronje e tyre……

8 Responses to “POEMA E ZERIT TE LART”

  1. Sa ke shkrujt, o burre i dheut lol
    Ca do te thote ksilofon ihere? E dyta, pretty sexy voice, but I get bored easily kshu qe se marova recitimin me ze te larte, thjesht admirova recitimin se nuk e di pse me kujtovi :)

  2. for some reason, some of my message got deleted so am finishing it here.

    “me kujtovi ata filmat e vjeter shqiptare. Anyway, just wanted to say that you do very good writing. Sa mire i bie penes mo njeri :)

  3. E shkurtra me pelqeu se ishte e shkurter, bukur dhe fotoja i shkonte shume. Kaq. Shkurt dhe bukur, ka me mire se kaq? lol

    P.S. Why are you so erotic? Kam vene re qe ne te gjitha poemat e tua ke shume nota eroticizmi. Pse? Apo eshte thjesht a truthful, no inhibitions confession?

  4. “O gjyshe, o gjyshe, po pse i ke syte kaq te medhenj ti? “Qe te te shoh me mire bija ime”

    Njeriu eshte kafshe erotike.(what?) ok, sapo fshiva ca rreshta shpjegim, harrova qe ty te pelqejne gjerat shkurt dhe bukur. kurse shpjegimi im ishte i gjate dhe i merzitshem. :p lets say, I wrote what the most part of people think, or hide in their inner side. so, in a kinda manner, here is nothing original, just a repetition of human thoughts, fragments of souls, where each one can reflect his own image. you know, this blog is like a miror. (as you see, my english sucks, but Im trying lool)
    then yeah, love was something invented, pasion is the true one!and pasion is violent, and erotic……..

  5. Anglishtja jote eshte persmari kshu qe mos u sjell kaq modest lol.
    Plus, kur vjen puna per pergjigje kundrejt pyetjeve teper interesante te miat, aq me te gjata te jene, aq me mire.

    Persa i perket shpjegimit tend, une e di qe gjerat qe thua nuk jane te reja, madje jane te vjetra aq sa njerezimi. Cfare doja te dija eshte pse zgjedh kete lloj komunikimi, konfesim i shpirtit per te qetesuar dicka apo…?
    Mua me pelqen shume sinqeriteti, brutaliteti i te vertetes qe ti shkruan dhe kjo eshte arsyeja pse une bej pyetjen pse. Gjithcka qe me pelqen e me intereson, gjithmone dua te di pse-ne, burimin e krijimit :)

    • ne nje fare menyre, po, shpirti konfesohet, dhe qetesohet. duket si seance psikoanalitike, por kam dashur me teper te krijoj ate atmosferen qe rrethon shpesh katedralet (apo galerite e artit), ate misterin created by religions….

Leave a Reply