

Ti me mungon
Dy here
Per ty per veten
Si nje titull qe perseritet ne vargun e pare
Asgje poetike
Dy paralele krahe te zgjatur
Korsi korridore vrapojne
Molleza te papjekura gishterinjsh
Te verber ne terr te prek kudo
Si nje mot i nxehte afsh
Duart mbi lekuren tende
Memorizojne cdo centimeter
Te trupit te zhveshur te prek
Kudo te puth te nuhas te lepij
Te kafshoj te puth une
Prej flokesh prej gryke prej mishi
Kafshez konshiente ti qe vuan blute
E nxira mbi te kuq
Kafshez e ndjeshme une
Mbi pranite, mbi mungesat
Qe qesh mbi ndodhite
E seksit tend
E qe neser
Qan
Dy here
Korsi qe vijne, korsi qe shkojne
Do me mungosh
E di
Dy here
Per netet e zhubrosura
Nen shtresa te bardha
Te hekurosura trupash
Motelesh recepsione te palosur
Pakujdes nga ore pritjesh
Drita te zbehta kliente sinonimik
Biseda frymoresh parazitar
Ne dhomen ngjitur mbajne
Vesh renkimet e tua
Peshpeshet e tua
Per kaosin e dy buzeve
Qe shkeputen e thyhen
E shkrihen e lundrojne
Veças ajsberg te ftohte
Pa shenja pikesimi
Asnje shenje tashme
Kumbojne vec ecejaket
E mia te betonta
Kjo hapesire pa ty pa veten
Demaskim personal
Perpara popullit
Kombit races ta dine
Te gjithe per ty per veten
Ti me mungon
Ti me mungon
Dy here
Dy here.
Ne Tirane tek medreseja e rremujte
Porsi ne nje karusel
Njerezit verdallosen dhe perballin supet ne duele trotuaresh permes
Shitesve ambulante
Brenda kepuceve peshtjellas mishi zjen prej afshit te tokes
Qe djeg ne shkulm
Zberthej nje kopse me poshte kemishes dhe drejtohem drejt saj
Qe me pret duarkryqazi ne trotuarin perballe
Si nje re e bardhe e paqme
E veshtroj nje cast dhe
Atehere njerezit perreth zhduken sebashku me kafshet
E te njejtes madhesi
Pllakat e nxehta shkermoqen deri ne pluhur, shkretetire e pafund
Dhe ti me dukesh i vetmi oaz per te shuar etjen time
Kjo dashuri qe na mbyll si pergushje qerpikesh
Na hedh mbi shtreter qe rimojne me gulm ofshamash
Naten vone, kur trupat bien mbi njeri tjetrin, lind poezia
Dhe digjem nga paturpesia e padegjuar ku nga asgjeja
Lindi jeta
Veshtrohemi e ndoshta ti pret nje fjale
Por te dua aq shume sa per te mos pasur asgje per te te thene.
nje kapele ne shkop dhe nje dore ne koke
punetor cigaresh dhe shitese uzinash
rendi i plazheve dhe zhurma publike
polici tavash dhe peshk shteti
ndotje kitarash dhe akustike makinash
nje tren rruges dhe lypsa te ndryshkur
ndergjegje sjelljesh dhe arrogance sociale
gazetar makinash dhe vjedhje kronikash
ortodoksi shalesh dhe femra kishtare
qirinj te vdekur dhe nje kostum i ndezur
nje grua me lepirese dhe nje femije i thinjur
Republika e rakise dhe nje gote Shqiperi
Lulet e se keqes
Pergjate rrugezes gjellojne,
Askush më atij shtegu s’shkon
Vec une.
Ti si nje qershigël qe rritet mbi ledhatime shpotare
Diku mes tyre ke ngritur koken krenare
Lulet e se keqes
Pergjate rrugezes gjellojne,
Askush më atij shtegu s’shkon
Mbi buzet e njoma te hapura pak
Gonxhe te zjarrta lulezojne
Lulet e se keqes
Pergjate rrugezes gjellojne,
Gonxhe te zjarrta te dashurise sone.
Qendrojne shtrire te tre buze rruges
Pajete, nje kepuce e flakur tutje
Canta, buzekuqi, nje loder
Aht, nga ishin nisur?
Ku shkonin keta te gjalle?
Te vdekur kush i thirri, kush i ftoi, pse?
Te tre te shtrire, familja eshte e bashkuar
Per nje poze, bukameli tre vjec
Kurmezon, lebyre nje koke vadit barishtet
E etura per gjak
Thatesi buze rruges, buzet e saj
Jane thare…cfare ndodhi?
Ajo s’eshte dehur, kurre s’kishte qene
Tani fle buze rruges, nusja e syrit e humbur
Barishteve te perzhitura nga dielli
Rruga i ka shtruar te tre prane e prane,
Vijne flene, e shkojne, rruga aty eshte
Motel i perjetshem dekor i merzitshem
Hyjne e dalin me mijera ne te
Qendron e palodhur perkunder peshtymave
Plehrave, te pergjumurve, kokave te prera
Gjakun ajo s’e thith, dielli e mpiks
Sendergji qe paketon, e nis lart, ajri rendohet
Me shpirtra kureshtare te trupave te tyre
Gjak nga hundet, krahe i thyer, sy i cjerre
I bukur, i shemtuar, i paraqitshem,
Lidheni kete mumje…
Mbi rruge vershojne sirenat
Zbresin rrembyer hapa, komunikime radio
Shkelet mbi gjak, eshte perhapur kudo
Mbi rruge
Ky far qe s’shuhet kurre
Si sy i perjetshem
Deshmitar padashje
Koleksionues kokash
Te gjallesh
Te vdekurish
Borrohitem
Kur vdesin shqiptaret.
Zgavra sysh thellesi e pazakonte
Ku notojne krijesa
Te panjohura, fytyra, nen qepalla
Qe ulen e ngrihen
Si kuinta skenash teatrale.
Embelsia qe rikthehet, mbi buze
Nje nishan i mbire persosmerisht,
Harmoni e natyrshme, pjalm
Lulesh qe rrjedh ne endrra
Dhe mbledhin grusht naten.
Fantazma, dhe perputhje lekurash
Tone te errta, te bardha, kafshim
Mbi brinje, forma hijesh qe ndeshen
E krijojne njerez nga hici
Lutje e ngulur mbi jele kuajsh
Si orkida nusesh te rrembyera
Klithma cvirgjerimesh dhe embelsia
Ku lundrojne deshirat e perbashketa
Mbi gjakun e kulluar te mpiksuar
Deri ne mavi
Dhe gjaku yt eshte deti
Jane dallget dhimbja ime
Ky tempull mekatesh dhe faljesh.