
Bafomet
Nuk e degjon kete porte qe godas ?
Shkrihem dhunshem si dallge qe thyhet ne brigje,
Perballe injorimit, heshtjes tende,
E Jeta ngjitet ngadale mes reve
thote : « mos me braktis » e varur mbi rripat e pardesyse
eci, eci, eci, eci, e te terheq zvarre,
Rrugimeve punetoret shtrojne mozaik pikellimesh
Neonet verbojne venat, hapat hidhen kuturu
Mbi ndertesat e thyera si qelqe
Flejne antenat
Flejne lodra te humbura femijesh
Flejne mijera veshtrime qe presin te hidhen
Tutje ne hapesire
Nje nate ishe ti
E me pas ditet
Porsi nderzime gjarperinjsh
Dhe floket perhapeshin
Si gishterinj te shqyer, ende me kujtohen
Zerat tane porsi trofe bastesh
Te fituara e ne, hileqarë te trilluar
Fshehem asin nen menge
Derisa te fitonim me cdo kusht
Bindjen se vertet ka nje hark mes nesh
Qe bashkon keto dy brigje
Qe jemi.

