
Afrohu qe te kap gjuhen tende
Kalis me vere, e kuqje dehese
Pasion qe rreshket brenda ngadale
Nder dhembe, te prek si futje duarsh
Gjuha ime
Flet fjale te lageshta mbi butesine
E embel per vdekje, zhytet thelle dhe del
Mbi siperfaqje, ajri eshte teper i thate
Per te qendruar jashte kesaj humnere
Te embel, te lemuar, epshore.
Ti – ndjeshmeri e pazakonte, inferioritet I pakuptimte
Mbi madheshtine e gjoksit tend
Kurorezohesh dukeshe e Durresit, princeshe
E Shkodres, titujt s’vlejne
Sa kjo puthje e ngadalte, keto gjuhe
Qe heshtin dhe Zotin
Me siguri, Ai
Masturbon duke na pare
Prej reve…
Ah – shembesh ngadale, symbyllur,
E mundur, ne prag te nje klithme,
Qe humbet ne ritmin e frymemarrjes
Tende te çrregullt,
I çrregullt une, largohem
Ti, goje e kenaqur
Me veshtron pa fjale.


5 Comments
love love this
Ca na bone mo arber…
cfare ndodhi? mbete pa titull? lol
Na le pa mendime, vetem ndjenja, instikte, pa fjale. Titulli eshte: Pa fjale, me goje hapur, peshtyme varur!
shume shume e bukur