Ky pyll
Është një bandë
Drurësh vandalë
Rrëmbejnë gra
Që hedhin hapa
Zhurmuese (vetëm ato!)
Britmat e tyre shuhen
Prej këngës së zogjve
llafazanë
Masturbojnë nëpër degë
Nëpër flatra
Pendë,
Sqepa të shpifur
Kthetra,
Dhe këndojnë
Ç’dreqin dërdëllisin gjithë ditën ?
Por e dije ti,
Zogjtë kanë grykë
Tepër të ngushtë
Për të përcjellë
Pilula te medha
Që shpojnë heshtjen ?
Pikërisht në këtë pyll
Fshihen popuj
Të stampuar në pulla poste
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Të gjithë fshihen këtu
Gulagët, aushvicët, spaçet
Këtu të gjithë
Ndaj e palos
Në katërsh këtë pyll
M’është shenjë shprese
Ndaj e shkruaj, e paketoj, e dërgoj
Larg prej çdo formë abstrakte
Lumturie qe kam
Derisa, ti
Duke mbyllur atë portë,
Largohesh
Pa thënë
As
Mirupafshim.
E atëherë
Kafshët,
Shpendët,
Popujt,
Lenini, Enveri dhe Marilyn
Dhe drurët
Vdesin një nga një.
***
Ajo
Eci
Përgjatë
Rrugës
E lodhur
U ndal
Në gjunjë
Ra
Dhe qau
Me ngashërim
*****
Në fakt
Alibise
se kurvave falas
Asnjehere si kam besuar
Kam pasur femra në jetën time
Thesare
Më kujtohen ende
Zërat
Fjalët
Parfumet
E tyre
Elegante
Apo kubike
Monstruoze
Engjëj
Me dhjamë
Po ajo që mbetet
Eshtë kujtimi
I më të mirës
Kur thoshte
“Zëri juaj
Më shkakton orgazëm”
Ajo tallej
Me siguri
tallej
“Pse
nuk bëni reklama
me brekë
në tv?”
Po unë jam
Real
Jam një mickey mouse real
Me vesh të mëdhenj
dhe bisht të gjatë
Në fakt
Gjithçka fillon
dhe përfundon në këtë qytet
shihi elefantët si vdesin në Paris.
Ajo më tha
Mirupafshim shkerdhati im i vogël


2 responses so far ↓
mars // April 23, 2009 at 8:08 am |
me like very much! n’versionin kosovar do ishte:

“definitivisht m’ke lan pa text” ”
hertzliche grusse
4r3er // April 23, 2009 at 8:36 am |
shume falenderime prej baneses seme