ÐѲPPELH∑Rz²

Entries from March 2009

Piktura e pasqyruar

March 31, 2009 · Leave a Comment

h

Dua të dal nga kjo pikturë
Dje ëndërroja për më mirë
Sot e kryqëzuar si Krisht në mur
Kontureve u kërkoj të jem e lirë

Rrjete-thurje merimangat si fije më hodhën
mbi thesare që trupi më fsheh në sënduk
Penelatat e tij bukuri më sollën
Une i putha doren, më pas ai u zhduk.

Dua ti mbledh tani pa smirë
Copëzat e thyera nga dashuria jonë
Kontureve u kërkoj të jem e lirë
Të të kërkoj ndoshta s’është vonë.

Ah po ç’mund të them tjetër
Shpresoj të mos jetë shùmë vonë,
Konturet mu bënë rrethi i jetes
Tek ti shkoje pa kthim, përgjithmonë

Dua të dal nga kjo pikturë
Nga kjo jetë e bardhë, e tejdukshme
Ti më prangose për sot e kurrë
Përse s’më bëre dhe të vdekshme?

Kthehu tani dhe jepmë një fund
s’dua të mbesë për një milion vjet,
Për një milion sy, qerpikë që shkund,
e trishta bukuri që kurrë s’u tret.

Copëzat e thyera të dashurisë sonë
Më kujtuan penelin tënd të thyer
Tek ti shkelje pa kthim, përgjithmonë
Në atë agmë të helmtë,vesën e ndërkryer.

Categories: 1933

ghost ¤

March 31, 2009 · Leave a Comment

Categories: ±↑¥

******

March 30, 2009 · 5 Comments

Nuk zgjodha dike tjeter

per ti dhene nje kuptim perjetimeve te mia

ne kete bote te madhe te panjohurish

ku lulet permendin humburazi ne gjumin e tyre

emra te harruar zonjushash bukuroshe

qe falenderojne me buzeqeshje, tundje koke

xhentelemen nen cilindra te zinj, dorashka te bardha

ty te pelqejne lulet, i frikohesh

plakjes e porsi to merzitesh

e pertej heshtjes sone ne kuptohemi

o zemer, petalet i vyshkin duart

qe mekojne ngjyren e irisit me to.

Nuk zgjodha padobine ekologjike te natyres

as keshillat e te urteve ndaj pluhurit te kohes

ti ece mbi hapat e mia

te thella mbi reren e njome

buze detit, besome,

pyes veten

mbi moskokeçarjen e pulebardhave

ndaj perplasjes se dallgeve

dhe ndjenjes

qe ti deshperimisht dhuron

ne kembet e mia si kjo poezi

qe serish s’mundi te ishte optimiste

ndaj te dhuroj nje trendafil.

Categories: 1

TRANS-ZI-SHQIP-THART-NGEC-JONË***

March 29, 2009 · Leave a Comment

729442-891924

Kur vë zemrën në zjarr, ajo nuk kthehet më
Mes flokësh luaj, ethshëm, një tango përmes
Shalësh vajzash që çmenden
Lagen nën retë që enden

Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta
Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta

Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
(seks-porn-para-revolucion)
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
(seks-porn-para-revolucion)

Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta
Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta

Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë

Ajo tha ndihem kaq e vdekur
Në ekran kishte një star në emision
Tragjik si heroinë, shiringë e mekur
Zëri i saj tha diçka pa emocion

“të dua të dua të dua të
Bëj dashuri me ty sërish”

Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta
Kur ti bën ta kapësh, ajo shket
E kur e mbërthen ajo zë bërtet,
Kujt ti bjeri dhjeta (është e vërteta?)
A mund të na thotë nëse kjo është jeta

Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
(seks-porn-para-revolucion)
“Merre në gojë të dalësh në ekranin tonë”
Efektet anës’orë janë thelberrësorë
Ky është trans-zi-shqip-thar-ngec-jonë

Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë

Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
(seks-porn-para-revolucion)
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
(seks-porn-para-revolucion)

Voton në gjunjë dhe lind në ekran,
Ti lutesh në gjumë dhe vdes në ekran,
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë
Ky është trans-zi-shqip-thart-ngec-jonë

Ajo tha “të dua të dua të dua të
Bëj dashuri me ty sërish”

***(striktesisht per lexuesit e blogut Doppelherz)

Categories: 1

Ti, (pse re në dashuri ?)

March 27, 2009 · 3 Comments

klimt10

Ti, (pse re në dashuri ?)
Me paralizon koken
Dhe diten, a ndoshta
Koka eshte dita, ti (pse re në dashuri),
Dita eshte koha, kur
Vjen te kap prej flokesh,
Ti (pse re në dashuri) s’troket kur vjen, surprize
Seriozisht me terheq
Brenda teje, ne sy
Kur te shoh, vetevrasje
Depresion total, ti (pse re në dashuri?)
Emocional, ti (pse re në dashuri?)
Nacional, interfuckinacional, ti (pse re në dashuri?)
Rrjete gjigande, ti (dashuri në re pse?)
Serial socialiste ajo
te qi dhe me pas te ha.
(Sa banale kjo « te qi »)

ASh.

Categories: 1

nostalgji

March 21, 2009 · 3 Comments

nje film i shkelqyer…”SHAMIKUQJA”

Categories: 1

Hordha Triptike

March 19, 2009 · Leave a Comment

salome-moreau-1874-76large

1

E lehte, e zbehte
Ajo, fytyre perenduese
Si shenjte ikonash, falju
fushes ku mbijne
Mullinj qe bluajne vdekje
Ti ben buken me te
Ushqen cdo infeksion
te shpreses-iluzion.
(Numero deri ne gjashte,
S’do t’ja them askujt
kete qe po ben)
Ka nje gisht metalik aty
E prek, ngec ne te, e shqep
« dua te jem e dashura jote»,thote ajo
E kur ti gjakon, ajo gjen nje tjeter.
1,2,3,4,5,6, vec nje mjafton
Per te gjithe kete qenie
Dhe mijera te tjeret brenda teje
Qe ndajne kafshaten e turpit
Mbi kufomen tende
(Numero deri ne gjashte,
S’do t’ja them askujt
kete qe po ben).

2
Ne tavoline ate dite
Ti dukeshe tamam kurve
Ndoshta nuk e vure re
Se kishte nje krimb
Ne mollen tende
Cdo kalbje ka me shume muzikalitet
Se cdo varg qe flet per ty
Perse me kerkon
dicka qe nuk e kam
Dhe qe ti
nuk e do – dashurine?

3

Muzike, muzike per Salomé,
Epshorja Salomé, kerce o e bukura Salomé,
Nje fjale seksi ka ngecur ne kerthizen tende,
Mbi kofshe masturbojne qindra qen-sysh
Pafajsisht me rrezatimin tend
Verbove kreshniket
Vera nuk i dehi, ishe ti
Gjaku qe shoi zjarrin ne gojet e thara
Plot dhembe qe ngopen me bythe,
E kur peshtyma ngjizet si pas nje limoni
Te shtrydhur mbi gjoksin tend.
Kerce o e bukura Salomé, kerce!
Gjithcka te perket, ky pagezim
I shpifur si nje koke e prere,
Ky pasion per Gjonin, per Vdekjen-
mbi pjatancen e egos- heshti
muzika e valles tende, e ti
e bukura Salomé hapat ndale
Mbi syte e shuar te tij te shqyer
te terrorit tend klitoridian, Salomé.

Categories: 1

43

March 17, 2009 · Leave a Comment

f

« Le poète se fait voyant par un long et raisonné dérèglement de tous les sens »

Categories: 1

zgjim brenda endrres

March 13, 2009 · Leave a Comment

yjuhyy

Kur hapa syte kuptova se isha rrezuar perfundimisht ne kembet e saj. Perspektiva duket e larget prej atij niveli. Ndaj i humba asaj syve. Pervec dhimbjes qe ndjeja, nuk kisha ndonje arsye tjeter. Per nje vit te tere u enda pa u ndalur. Natyra me thithi me endje, me zhduku. Kisha nevoje per kete. A ndoshta faqja e dheut kishte etje! Eca gjithe naten e kur u lodha, u shtriva mbi dhe. Erresire e madhe. Qielli nuk u fsheh nder peme, por s’kishte asnje yll ne qiell. Asnje te vetem. Ne mengjes kisha ftohte. Gishterinjte e kembeve me ishin enjtur. I ftohti me zgjoi. Eca. Ngjita rrjedhen e nje lumi. Nga vinte e ku shkonte ky lum? Disa orë më pas u gjenda ne kembet e nje ure. Nje ure fort e larte. Pushova pak. Kisha uri. Lumi me shoqeronte ne cdo hap, lodhjen nuk e kuptova, derisa pash gishterinjte e mi te gjakosur, nderkohe lumi ishte zhdukur. Pellgje. Currilat e pare vinin nga nje shpelle. Naten e kalova aty. Lageshtire dhe zhurmues te padukshem, por fjeta ngrohte prane nje zjarri. Nuk pash asnje enderr. 

Te nesermen ne mesdite arrita mbi nje pllaje qe formonte bark krah kodrave perreth. Ne qiell shkelqenin rreze, tek tuk syte me zune ndonje shtepi te rrethuar me gardh me dritare te medha, me dyer te medha dhe ne mes te tyre me nje poç te madh sa dielli. Ecja dhe mendoja se nuk isha larg saj. Nje gjysem kohe. Nese do te kaloja permes asaj lugine atje tej, atehere rruga do te ishte dhe me e shkurter. Ajo çante permes maleve. Kush e kishte krijuar kete lugine ? C’kishte ne maje te maleve ?

Ne mbremje vone ndala hapin ne shpatull te nje kodrine qe zbriste embel prej maleve. Toka ishte e bute, e ngjita lehtesisht. Ktheva koken pas, dhe pash tutje, larg, ndertesa qe tymosnin. Cili ishte ky vend? Nuk doja te kthehesha. Asnje deshire.  Per me teper te nesermen duhet te isha me I fuqishem, kurajo s’do te mjaftonte per te ngjitur ate qafe mali. Gjume nuk kisha, por ne mengjes u zgjova. Dhe sikur te mos me kujtohej ku isha, veshtrova perreth. Lart. Qafa e malit ishte me e veshtire se çe kisha parashikuar. A ndoshta isha shume i lodhur? A ndoshta shume I paduruar, per ta pare serish ate? Ngjitje e veshtire, siperfaqje e lemuar, rreshqitje. A mundet natyra te ndal njeriun? Kur mberrita ne maje, ishte nate, me merrej fryma, por ndjeva nje ngazellim te pazakonte. E njihja kete panorame. Buzeqesha. Pas mijera kohesh une buzeqesha. Atje ne maje, mbi buze ishin qepur yje. I mblodha me buzet e mia. Ajo u zgjua. Me veshtroi me sy te habitur. « U ktheve i dashur? » 

Categories: ±↑¥ · Ψ · →┴∆

Mise-en-scene

March 2, 2009 · 3 Comments

Ajo kurre s’kishte qene per ta nje dhome gjumi. Pertoke, nje dyshek i madh dhe rroba te flakura pa kujdes, dy vellime filozofie perbri sutjenave te asaj, ne qoshe nje hekur rrobash. I paperdorur. Jo larg, rafte plastike – brenda rroba, foto, nje parfum i mbaruar, nje flamur shqiptar nga ata qe vendosen mbi byro, ca stilolapsa.

Dy trupa krejt te zhveshur. Te nxehte. Ajo vendosi buzet mbi faqen e tij dhe i peshperiti se shfaqja do te luhej te premten ne darke. Ai i premtoi asaj se do te ishte patjeter aty. Sigurisht qe po, ajo kishte nevoje per prezencen e tij ne salle, ndaj ai duhet te asistonte gjate interpretimit te saj. Ajo ishte nje aktore e shkelqyer, ishte ylli i ri i teatrit ne kryeqytet.

U ftoh ajri ne dhome apo vete trupat ? Por ajo u ngrit si per te ngrohur ambjentin dhe filloi te recitonte nje fragment te rolit te saj. Diksion perfekt qe te godiste diku thelle ne gjoks. Befas syte e saj u zbehen. Ajo u shemb e vdekur mbi te. Hapi syte, « ne fakt Antigona vari veten i dashur », tha ajo duke buzeqeshur. Ai nuk tha asgje. Fjalet s’do te ishin kurre te duhura per te pershkruar ate fund.

Te premten ne darke binte nje shi i imet. Afishet e ngjitura mbi murin e teatrit u njomen dalengadale. Imazhi u prish dhe titulli i shfaqjes mezi dukej. « Cilesi e dobet » mendoi ai duke hyre ne godinen e teatrit. Salla ishte e ftohte. Njerezit te strukur brenda palltove te tyre merdhinin ne heshtje. Atij ju mbajt fryma kur ajo doli ne skene. Peshperiste fjale pas fjale rolin e saj. Ajo perseriste shpesh ne studion e tij, ndaj e njihte permendesh pjesen e saj deri kur ne fund heroina sakrifikohej. Dhe ja ku litari kerciti dhunshem dhe trupi i saj u var i dërrmuar mbi skene, i pajete. Ne salle, megjithe fundin e hidhur, te gjithe u ngriten ne kembe dhe duartrokiten gjate. Kishte nga ata qe brohoriten emrin e saj. Ai duke veshtruar drejt tyre vriste mendjen sesi ishte e mundur qe keta njerez te duartrokisnin vdekjen e dikujt. Ata, ato, ju duken krejt mizore, ashtu, brenda palltove dhe gezofeve te tyre, buzeqeshjeve dhe buzekuqeve.

Qe nga ajo e premte koha zvarritej me gjithe vitet qe shkonin njeri pas tjetrit. Zhdukja e saj e kishte plagosur rende. Si gjithmone dhe ate nate shtrati ju duk gjigand, dhoma e akullt dhe ne ajer kishte heshtje. Zgjati doren neper erresire dhe kerkoi qorrazi celesin e abazhurit. Drite. U ngrit. Ne kuzhine kerkoi nje thike me te cilen gerreu me kujdes nje shenje te vjeter plage ne brinje. Maja e thikes filloi te skuqej pak nga pak derisa metali ndeshi ne dicka te forte. Ndjeu dhimbje. Nguli fort gishterinjte perbrenda te çares, brinjet renkuan, por ai mundi ta shqiste ate prej aty. E fshehur prej vitesh, ajo kishte zene rrenje tashme brenda tij, larg skenes, larg interpretimeve dhe njerezve mizorë.

Nje mise-en-scene qe ata s’kishin mundur dot kurre ta shpjegonin. Pa rendesi. Ata ndjene mall per njeri tjetrin. Ç’ kohe e gjate e shkuar, por ajo s’kishte ndryshuar aspak. As ai.

Categories: Ω 2 Ω 2 Ω