Archive for January, 2009

Absint

Posted in Ψ on January 28, 2009 by 4r3er

oliva

O zanë e gjelbër buzëçeltë krahëlehtë
Vallë duhet të pres që të zgjohesh vetë ?

Falmë o mike, ëndrrat po ti prish këtë natë
Por buzët edhe shpirtin i kam krejt të thatë.

E fjetur ajo krijohet në shishe dalëngadalë
Dhe syçkat e bukur hap si në një përrallë

Zana e gjelbër thotë përmes qelqit: “Sërish ti,
Ç’më sheh me ata sy të qarë, ti çmimin e di”

Kohë s’humb, shpejt në gotën ku mbytet dhe nderi,
shtrij një lugë të argjendtë nën një kub sheqeri.

Ujëvarës së pandalshme rrëshket ajo gjithë mund
Ëmbël në shkumën e vorbullës zbardhet përfund

Zana e gjelbër: “ e di që të pëlqen kjo ndjesi,
Ndaj kapmë fort prej flokësh djalo dhe tani me pi…

Gehena love

Posted in ±↑¥ on January 26, 2009 by 4r3er

Pyes ç’jam, (klithmë e madhe)
Ndoshta ahu
Ndoshta i saji hir
Larë, (me çfare)
Nder dallge, hidhesh, kercen

Sillesh oh kaq tragjike
Si e lodhur hedh hapin
Nje thike e mprehte
Ngjeshurazi ne fyt
End, sheh
Dashuri, por tani eshte vone”
Dashuri, por tani eshte vone.
Dashuri,
e semure,
por tani eshte vone

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe askush nga vajet
te mbaj zi nuk di
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

Germoj mbi gjoksin tend,
Me heshtjen time nje varr
Si krahe perqafimi therret
Gehenna perbrenda nesh
Dheu peshon lehte
Kthimi eshte i zbehte

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe askush nga vajet
te mbaj zi nuk di
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

Teksa shetis
Mbi harpen e habise tende
Pushtoj vende te padegjuara
Teksa shetis
Mbi harten e harreses tende
Pushtoj vende te padegjuara
Pushtoj shpirtra te palemuara
Teksa shetis.

Koha shkon, e di qe shkon,
Shkojme tek burimet pertej maleve
Stiksi s’na djeg
Nuk digjet hiri
E imja je dhe kur flirton
Me Hadés.

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe vajet nuk kane
kohe te mbajne zi
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

***
(ps: nga Doppelherz i prure automatikisht tek peshku – strikt per blogun Doppelherz, pa asnje pretendim dhe per asnje publik)

heart of darkness

Posted in →┴∆ on January 21, 2009 by 4r3er

Shtrat i ftohtë. Fortesë e ngurtë. Përreth asnjë pipëtimë. Prapësi e lagësht. Lëvizje mekanike, kërcitje kockash. Frikë nga errësira. Nga foljet, nga fjalët, nga fajet, nga faljet. Zukatje insektesh, fluturakët e mallkuar të ngjitur pas murit. Pllaka të ftohta, si plaka nervoze, bardhësi e zymtë, kohë e pa orë. Zvarritje e zhurmshme, frymëmarrje e rëndë. Çorientim total. Krahet tepër të shkurtër, forca e mangët. Zëri i pamjaftueshëm qoftë dhe për një fjalë të vetme. Qiellza e thatë, përtypje e vështirë. Nevojë për prekje. Buzë të njoma. Gjinj të tendosur. Seks i lagur. Mbyllje sysh. Puthitje qerpikësh… Mbi qepalla ju formuan një mori rrathësh të errët që s’ndalnin së renduri përbrenda mbi lëkurë. Ai u shfaq menjëherë, kur ajo po mendonte pikërisht nëse ai do të vinte apo jo.

- Heshtja jote më vret! – tha ai duke u afruar pranë trupit të saj krej të zhveshur.

-Më duhet të të vras atëherë pasi unë nuk të dua! – ju përgjigj ajo.

- Të duhet të shkërdhehesh me dikë tjetër që të kuptosh që më do?

Ai e puthi mbi buzë, e kafshoi ëmbël në faqe dhe gjarpëroi gjuhën mbi qafën e saj të bardhë. Ajo rrëshkiti duart mbi trupin e tij dhe i shtrëngoi seksin. U puthitën pas njëri tjetrin përfundimisht. Ajo rënkoi kur ata nuk ishin më dy. E shtrëngoi pas vetes dhunshëm. I zgjati buzët mbi syrin e saj dhe me tre zëra të ndryshëm i tha mbi të:

- Ti je e imja !

Por ajo i trembej atij : ai ishte i frikshëm dhe shumë I bardhë si kokainë.

- Çfarë je ti ?- tha ajo e trembur.

- Nuk e di. Unë jetoj brenda teje. Jam i lidhur me zinxhirë neuronesh dhe ndjesorë të pazbuluar. Kur ti mbyll sytë kalëroj mbi dopaminë dhe vij tek ti.

Ajo ndjeu se kishte kontroll mbi të. Në fund të fundit ne jemi të gjithë zot të dikujt. Prej luginës së gjinjve të saj, ai dukej dhë më i bukur përgjysëm i zhytur përbrenda saj.

Çapitje në korridor. Ajo i hapi sytë. Ai u zhduk sakaq.

→┴∆ ±↑¥

TAKIM PUNE

Posted in Ω 2 Ω 2 Ω on January 14, 2009 by 4r3er

U vështrova gjatë në pasqyrë. «Nuk dukem dhe aq keq» mendova. Ndjeva se prej disa ditësh kisha marr atë dreq vesi të keq të të mbajturit të bërrylave poshtë, gjë që e vendoste kornizën në një lartësi të papërshtatshme. Por aty për aty, vetja më pëlqeu. Ndjeva siguri : me duar të fuqishme e mbërtheva fort, krahët i ngrita në lartësinë e duhur, kurse fytyrën e shënjestrova në qendër të kornizës. «Van Gogh do më kishte bërë një portret të shkëlqyer. Të paktën mua më duken veshët » thashë me vete duke buzëqeshur. E kisha lënë të takohesha me të në tre mbasdite në një lokal diku në qendër të qytetit. Punëdhënësin nuk e kisha parë kurrë, kisha folur me të në telefon, por zëri i tij nuk më la ndonjë përshtypje të veçantë, e as ndonjë shtysë për të imagjinuar se ç’lloj kornize mund të mbante ai. Me siguri, si gjithë kornizat që mbajnë shefat, duhet të ishte një kornizë e madhe, por materialin e saj e kisha të pamundur ta përcaktoja. Për një gjë isha i sigurtë, që kornizën ky far soji, e mbante shtrembër dhe koka u dilte diku në cep të kornizës,madje ndonjëherë një pjesë e kokës u dilte dhe jashtë.

Kur dola, gërrmova si zakonisht çelsat në xhepa. Shpresa, komshija përballë, po lante shkallët. Ishte një grua zonjë. Nuk e kisha parë kurrë të dilte njëherë të vetme pa kornizë. «Mirëmëngjes, si u gdhive? » më pyeti. Me një dorë lante me shkop, shtynte kovën plot ujë me këmbë dhe me dorën tjetër kornizën e saj e mbante lart. Koka pak a shumë ishte në qendër, por i lëvizte sa andej këndej dhe e pata të vështirë ti përgjigjesha. Mendova ti them vetëm « Mirë » dhe të mjaftohesha me kaq duke shpresuar se në një pikë të kornizës, koka e saj lëvizëse do ta kapte përgjigjen time.

Në rrugë nxitova hapat. Isha vonë. Tek Myslim Shyri gëlonin kornizat. Kishte nga të gjitha, druri, alumini, plastike, fringo të reja, të vjetra, të kalbura, të pista. E imja shkëlqente, ishte e re, e pastër, dru dhe origjinale. Ma kishin sjell nga jashtë. Të tilla zor se gjeje në vend. Dhe më shkonte, por dhe e mbaja siç duhej. E ruaja me kujdes, se ishin kohë të vështira, krizë botërore, të humbje kornizën ishte më zi se të humbje jetën.Teksa kaloja pranë një lypsi, mbështetur pas një muri, që pa kurrfarë kornize më kërkoi  lekë, hyra në një kontakt të dhunshëm me dikë që vinte përballë. Dëgjova një thyerje. Mu dridhën duart. Përtokë, në këmbët e mia, shtrihej sa gjerë e gjatë një krijesë e mrekullueshme, që në një vend e në një kohë tjetër, pa asnjë kornizë do ta kisha penetruar fort nga pas duke e kafshuar ku të mundja si qen i tërbuar. Fatmirësisht korniza ime nuk kishte pësuar asgjë! Ndërkohë korniza e saj kishte marrë një frakturë të rëndë në një nga vertikalitetet e saja dhe me gjithë përpjekjet e të zonjës, ajo meritonte të quhej një kokëposhtë. Duke mbledhur vertikalitetin e thyer të kornizës, asaj ju mbushën sytë me lot, gjë që mund të rëndonte edhe më  pozicionin e saj. “Ç’më bëre?” më tha me buzën që i dridhej. “Ku të futem unë tani? Po më sheh e gjithë bota! E mjera unë”. Lypsi qeshte dhe brohoriste si i marrë “ti je si unë, ti je si unë”.

Vazhdova rrugën. Krahët i mbaja lart, kokën në qendër, duart nuk më dridheshin. Të tillë aksidente mund ti ndodhin gjithkujt. Por çdo lwkundje sentimentale mund të bëhet fatale. U ula në lokalin ku kishim lënë takim me punëdhënësin tim dhe porosita një uiski.Teksa ktheja gllënjkën time të dytë, ai erdhi ashtu siç e prisja: me një kornizë të madhe, por vulgare, me fytyrën që i rrinte në cep dhe një pjesë të kokës që i merrte erë, pasi veshët i kishte tërësisht jashtë.  Ai foli gjatë, pa dalë nga korniza e tij, mbi postin tim të ri dhe detyrat që më ngarkoheshin. Ndërkohë, përbrenda katrorit tim, nuk e di pse mu kujtua ajo vajzë kornizëthyer. Mu dhimbs, por s’pata lot për të. Lagështia është e dëmshme për kornizat e drurit.

 

14 janar 2009

Arber Shtembari

autobus

Posted in Ω 2 Ω 2 Ω on January 6, 2009 by 4r3er

 Këpucë luksi të imituara, plastikë e përbaltur me taka të larta, majë mprehta ku gishta të tharë urie ngjeshur kockash strukin kokën përbrenda, geta fije shkëlqyese, xixëlluese si kurvë trotuaresh, gjunjë të ftohtë që mbështesin njëri tjetrin, fundi i shkurtër, fare i shkurtër, eksitues në të gjelbërtën fosforishente që mbart dhe format pas trupit që ai krijon, cohë e lehtë, e bardhë, tejdukshmëri e pafrikë që tregon kofshët e saj e diçka më tepër, tangat në paturpësinë e tyre porsi një gisht i stërgjatë që mbështjellët bythët e saj. Është vajzë moderne, ajo përtyp çumçakiz, dëgjon techtonik me Ipod dhe shkruan një sms. Jashtë bën ftohtë dhe ajo ndihet e mbrojtur brenda kësaj krijese që e transporton dhe e ngroh, nuk do të dalë kurrë prej kësaj krijese, do të qëndrojë aty me vite duke shkarkuar jetën e saj në mp3, do të filmojë ndjenjat e saj në dixhital në të gjitha pozicionet, klithmat e saj epshore të paçensuruara do të mund ti ridëgjojë pambarimisht gjer në orgazëm. Ndjen parfumin e saj, kjo dehje e tundon, si një shampanjë që rrjedh pambarimisht mbi buzët e saj të skuqura prej buzkuqit fatlum. Ajo e kish’ ngjeshur atë fort mbi buzë si kokë seksi, e kish’ shtrënguar fort dhe me gjuhë kishte fshirë çdo gjurmë devijimesh. Ai qelq e pasqyron gjithë qënien e saj. Ajo ngjesh mollëzat e saj mbi xhamin e ftohtë, bota përtej tij i duket e madhe, e çrregullt, armiqësore. Ajo është mërzitur prej saj, dëshiron të filloj gjithçka nga fillimi. « Zonjushë, ju duhet të zbrisni, është stacioni i fundit ». Ajo, pa e vështruar, ngre ngadalë fundin.

MOZAIK

Posted in 1933 on January 5, 2009 by 4r3er

guersktc1

 

Jeton kur të dhemb .

Ai ishte fare i vockël, i dobët, me kaçurrela të verdha dhe mbi hundën e skuqur prej të ftohtit mbante një palë syze me skelet të zi fin dhe xhama të trashë.  Ai ankohej shpesh se ato syze ishin tepër  të rënda për të. Akoma më të rënda ishin fyerjet që të tjerët s’ja kursenin.

- O qorr, do vish të luash me top?

Ai shtrëngoi fort dhëmbët, kokën nuk e ktheu, mbërtheu prej gryke qesen me perime dhe vazhdoi të ngjiste shkallët për në shtëpi…37…38…29… Ai banonte në krye të shkallares 40. Trokiti në portën e hekurt. Nga pas saj dëgjoi hapa të afroheshin.

Ai dhe ajo ishin shtrirë mbi një krevat të madh. Përreth muret e kuq dukeshin sikur i jepnin skenës edhe më shumë zjarr. Ai e puthi në buzë dhe ngadalë filloi ti ngrinte bluzën e bardhë. Ajo kishte buzë të vogla. Kur ai e puthi, ajo i përkëdheli flokët, krahët, kofshët. Filloi ti zbërthente pantallonat.  

Atij I erdhi turp nga djali që brofi në kuzhinë, ndaj ndërroi kanalin.

- I bleve ç’të tha mami?

Ajo nuk ishte e çmendur, por kishte përshtypjen se nëse do të vazhdonte kështu, një ditë do të vriste veten. Nuk i vinte keq për askënd, aq më pak për veten, me përjashtim të të vegjëlve. Ata duheshin ushqyer. Kishin nevojë për një nënë. Po a ishte ajo një nënë e mirë? Jo! Me siguri që jo, sepse nuk ishte e zonja për asgjë. Dhe kishte përshtypjen se dita ditës bëhej më e shëmtuar, vithet i ishin zgjeruar që prej lindjes së dytë, gjoksi i varej deri mbi bark, flokët I dukeshin si leshterikë të gjatë të frikshëm, lëkura e yndyrshme, krahët i dhimbnin sikur të donin të arrastiseshin prej saj, por problemin kryesor e kishte në kokë, kështu i pat thënë dhe mjeku. Asaj i dukej se të gjitha ditët ngjasonin, kurse netët nuk ekzistonin. Këtë e ndjente sidomos kur zgjohej në mëngjes, pasi kishte përshtypjen se kishte lënë pas diçka të zbrasët.

Të dhemb kur jeton.

Ai punonte si kalë gjithë ditën. Kur kthehej në shtëpi ndizte një cigare. Fjalë s’kishte, por dëgjonte shumë. Ulej si gjithmonë në kolltukun-lëkurë para televizorit. (ON). Ajo dritare i dukej e pafundme, ky qelq i errët që mund të prodhonte çdo botë, çdo linjë universi, me mijëra fytyra dhe ngjarje, ngjyra dhe forma. Ai qelq i hapte sytë, ndoshta kjo i mbyllte gojën.  Kur hapte gojën ishte koha për të fjetur dhe qelqi atëherë errësohej për tu zhdukur brenda magjisë së tij. 

Ai nuk ishte njeri I keq. Porsi kuajt dhe ai kishte të mira dhe të këqijat e tij. E kush ka lindur perfekt? Thonë që perfektshmëria do t’i sillte mërzi njerësisë, por ai e kuptonte që kjo vinte nga pamundësia për ta arritur atë. Jeta e tij nuk ishte perfekte, por për dreq kaq e mërzitshme. Asgjë nuk shkonte mirë me jetën e tij. Ajo bëhej dita ditës më e çuditshme, fliste me vete, kurse fëmijët nuk e dëgjonin më, por i kërkonin shumë, punën e bënte, por s’kishte asnjë interes për të, fitonte fare pak, lodhej shumë.  U mblodh i gjithë pallati kur ai u hodh nga dritarja. Dikush i hodhi një batanije përsipër.( OFF).

Ajo nuk qau, por u mërzit pak. Gjithsesi kishte kohë që nuk e shihte. Madje kohët e fundit ai nuk e prekte më me dorë. Hidhnin njëri tjetrit vështrime të pashënjestruara. Të sajat përfundonin mbi një fotografi… ajo, në fshat, mbi një kal. Ju kujtua kur ishte dashuruar me të me shikim të parë. Asaj i pëlqenin kuajt dhe nuk kishte kalëruar që prej nuk mbahej mend. E kishte marrë malli për këtë.