You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Imagjinoj sikur jam me ty. Shtrihem prane teje. Te zbuloj me gjuhe.
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Po mendonim pikerisht te njejten. Ka dicka obscene ne ç’ka po nis?! Diçka si endrrat me te cmendura te Vaçe Zelës.
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Une mund te te shijoj embelsisht ne mendjen time pa te ndare me askend. (Une e di qe ty s’te pelqen kjo qe shkruaj per te. )
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Ka te njejten shije si nje molle qe kafshon pasi ke lare dhembet. Kembet.
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Ti je metodik, kurse une tejet kaotik. (Annunaki is coming…..)
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Kete gjëne do ta varrosim bashke. Me vjen keq sapo e vrava artin. Tend ? : – (
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Ajo nuk eshte e bukur. As e shemtuar. As normale. As anormale. Ndoshta ajo thjesht nuk eshte.
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Po perpiqem te bej gjithcka qe te zhdukesh dhe te me lësh tranquille me të ( e di qe s’te pelqejne fjalet e huaja)
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Shko tek ajo vrime çelsi dhe shih pertej ndyresire. Me sheh? Te thash qe ka dicka te heshtur dhe obscene ne kete mes perderisa ke mberritur deri ketu.
You Spin Me Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(can’t stop this)
Kur dielli I saj ndizet shume, djeg, perpelitet , lekura e saj e thate prej atmosferes se nxehte tendoset, qielli i saj hapet, atehere une peshtyj mbi te, brenda saj, thelle. Ajo me peshperit dicka qe nuk mund te ta them.
I Spin You Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(stop this)
Ti me siguri tani me urren dhe me te drejte. Sepse.
I Spin You Right Round Round Round Like A Record Baby Right Round Round Round…(stop this)
Mbreme punova header-in e ri per Saktivisten. Headeri i ri i pershtatet me teper me permbajtjen dhe natyren e shkrimeve te kesaj faqjeje.
Gjithashtu ne faqje eshte vendosur dhe nje player ku here pas here do te vendosen emisionet e Gaz 51 (ose te nje projekti nderkombetar radiofonik???) dhe gjithashtu kenge rock qe do te synojne edukimin audio te njerezise (muzicki per popllin). Pop’lli jemi vete!
Sheh orën dhe të duket sikur ka kaluar një jetë. Urren të presësh. Është një thikë që ti vetë s’do ta përdorje kurrë. Ora. Ai s’duket. Ndoshta është i padukshëm. Sigurisht, për sa kohë ti e mendon, ti mund ta klasosh si të duash. Brenda këtij hiçi – vërtitet arti. I pakapshëm, i përjetshëm. Për ta mbërthyer, rendim pas tij me duart të zgjatura kilometrike, thyejmë kokat pas njëri tjetrit, krahët bëhen lëmsh, xhungat lulëzojnë, blutë mbijnë si kërpudha pas shiut nën çatinë e vetullave.
Ai është pa adresë : si mund ta dimë nga dreqin do të vrapojë një kal i harbuar? E patolerueshme, ne duhet ta dimë. Duhet të dimë ç’ka në kokën e një kafshe. A besojnë kafshët në Zot? E pështirë ta mendosh. Ne nuk e shohim, por e dëgjojmë. Kjo hapësirë vokale është e tija. Patetik. Ai nuk imiton më, tani ai është shpërndarë në një milion drejtime. E tmerrshme. Zhvillohet si kacavjerrëse me shpejtësi dhe bëhet abstrakt. Ai është arrogant, nuk respekton asnjë limit, shqyen gjithçka. Ai e vrau Mimesis – u lodh së qëni i mashtruar prej saj. Natyra njerëzore e mërziti. Ndoshta duhet ta kërkojmë në treg.
Ka diçka tek ai që na intrigon. Dhe ne e dimë, e dimë shumë mire që ajo diçka ekziston. Ku fshihet diçka e kurvës? Jemi të gjithë me nerva. Nuk duam ti shohim as bojën. Veçse, na gërryen përbrenda fakti se çfarë forme ka ? Nga zëri vështirë ta përcaktojmë. Irrituese.
Ai qesh me ne, kur ne qajmë për të. Ai di më shumë mbi ne, se ç’dimë ne për të.
Duket se ka një emër kjo që po shkruaj. E ndjej që ai po më ngatërron. Mashtrues. Ai na përçan. Na hodhi një kockë që na duhet ta ndajmë tani : frymëzimi. Duhet ta ndajmë këtë kockë për tu ndjerë më mirë. Një copëz mjafton për ta imagjinuar në mungesë të tij.
I kemi duart e ftohta. Me siguri kështu do të marrim ndonjë plevit. Zhytemi thellë brenda lëkurave tona.
Kemi nxehtë dhe fytyra na skuqet, ca cikra pështyme fluturojnë tutje mbi artin si për të shprehur pak a shumë gjendjen tonë emocionale. Ti po na lodh. Sikur vendosëm që atë dreq kocke do ta ndanim apo jo? Frymëzimin!
Kudo që zhvendosemi ai na ndjek me sy: ikonë bizantine e së padukshmes. Je djalli vetë, kurse ne jemi shishja. Pakti : frymëzimi. Frymëzimi është një shumëzim frymash.
S’merret vesh asgjë. Hapim dritaren. I ftohti na kafshon në kreshtë. Sa mirë që na bën.
Arti duhet të jetë diku aty. Mos lëvizni. Ja ndjeni frymëmarrjen? S’do ti themi gjë, ja kërcasim një grusht turinjve. T’ja bëjmë surratin përshesh dhe t’ja hamë me lugë druri. Dhe kur të derdhet përtokë qelbaniku, t’ja thyejmë brinjët. Do ta vrasim për tu bindur që jetonte. Na humbi kaq kohë i pabesi.
Sepse këto bisedat mbi artin janë humbje kohe. Frymëzimi : i vdekuri na la kockën që ta ndajmë. Arti nuk mendon. Po dhe sikur, kush dreqin e di se ç’ka në kokë një kalë, një pemë, një qiell shalë-shqyer që kullon gjak ? Nuk e shohim. Ajo që prekim është kocka e tij. Acaruese !
Ndaj, dhe kur një artist ju hedh një kockë, mos hezitoni : goditeni!
Të zgjohesh, kjo m’është dhimbja më e vogël, të përtypesh një ditë të tërë, të zgjohesh, me këmbë në tokë.
Vesh çdo mëngjes të njëjtën shpresë, shtyj të njëjtin trup, përpara, i fuqishëm, duart në xhepa, këto rrugë i njoh.
Shtylla solidare trotuaresh. Mbytërazi, hapa dhe kollitje, kjo shëtitje e orëve të vona. Zgjojmë dhe yjet kur poetët flenë. Kush po e shkërdhen këtë vend ? Ora 2 e natës. Pllaka të thyera, çimento e krisur, rrugë me baltë, rrethim i shqyer. Të shurdhët, një cigare përpara asaj dere blu.
Treguesi i thyer, thonj të ngrënë, gërmoj mes shpatullave damarët e përgjumur, ky i ftohtë djeg. Erë farmacie, brymë e pisët, sholl i shëmtuar.
Të zgjohesh, përmbysur mbi një tavolinë, fytyra përballë është një mur, që zhvendosët në çdo perspektivë që hedh. tik taku i orës. Në lavaman, pjata të ngrysura, të uritura që lëpijnë njëra tjetrën, gërvishje brenda mureve .
Pirunët si gishtëza që luten për një shtrëngim. Ha vetëm. Lëmoj mollëzat me pëllëmbë.
Të zgjohesh. Mendimi i parë i natës nuk ekziston, as i fundit i mëngjesit. Telefoni ka vdekur prej kohësh. Bashkë me të dhe ajo. Larg. Shtrëngoj barkun. Lidh këpucët.
Mbi perdet e rënda çapiten paramandet, ndër arna shtrëngata kalimtare tendoset.
Të flesh. Fle mirë. Dhe atëherë, ngjesh këpucët. Këpucët janë gjithçka.