Pas mbremjes, mengjesi
Ja dhe kepucet e Rafaelit
Tek dremisin te shkujdesura mbi tavoline
Ku nje kapanon i tere patatinash
Gerrhet aromera erezash pikante.
Aparati i Stefanit kurveroi kaq shume mbreme,
Dore me dore, sy me sy,
Lengezoi nen shtypje mollezash
Gishterinjsh te pangopur
Te etur per te kapur kohen,
Buzeqeshjet plot dhembe,
Syte e dalldisur te Charlottes
Dhe lotet e Lidjas
(E ndau me nje sms maskarai)
E ne fund dikush aparatin leshoi,
Si nje limon te shtrydhur
Thellesive te lekurta te kraheve te kolltukut.
Qetesi, qetesi, qetesi,
Flene shishet e flakura si te dehur te perhumbur
Kurse Lili kruspull, pertace, pandjere
Pergjumet mbi parvaz nen diell
E veshtroj heshturazi ca here
Laroshet maçoke tek mi ndjell
Qe larg prej çative i mjaullijne
Me ze te gricur ca serenata erotike
Po kete mengjes ajo s’do t’ia dij
As per kroketat magjike.
Jashte ben kohe e bukur
fryn nje fllad i lehte
Dhe koka me rendon…

May 16, 2008 at 6:10 am
hahahaha, e tmerrshme!
shume zbavitese zoteri.
May 16, 2008 at 7:34 am
amazza ça qejfi paskeni bo mromë!!!!
Shoh foton dhe më vjen t’ia fus një të këputur bishtit të Lilit hihiihihi
me hate cats
keepn on rockin’ pal
May 16, 2008 at 8:27 am
cfare mbremjeje. sapo jam zgjuar dhe me duket sikur me kane kaluar 700 autobote whiskey mbi koke. <3
May 16, 2008 at 8:48 am
rocky, une jam shpesh ne levizje, ndaj s’mundem per momentin te mbaj nje kafshe ne shtepi dhe pse nje qen do me pelqente, nje doberman ose nje german shepherd. Per macen lozonjare Lili mu desh te kujdesesha ca dite, pasi ma la nje mike qe nisej me pushime.
ps: nuk e di pse femrat ngjasojne kaq shume me macet