Pasioni i lepurit te bardhe

Ne boten e cudirave

Je ti mbreteresha e zemrave

Me me nje mije e nje qind gjilpera

Te ngulura ne sy,

Deri ne retine zhyten te mallkuarat

Majemprehta, koka Hidré te mbira pafund

Pas shiu te mbrapshte.

Ne fron, atje, qendron ti e denje, por e ftohte,

Balle enjtur prej kurores gjembore 

E thepis gjarperinj te pafund currilash

Si lugeter qe luajne kukamçefti

Lugines se Syve

E piklojne horrorin qe s’mpikset

Brenda braves se ndryshkur te zemres

Ku shqyhen çelesa dashnoresh,

 Si mish kerpurdhash pika-kuqe.

Gezofi im i bardhe, i bardhe,  i rrjepur

I terur, i pajete, si zhguall i flakur,

Mbi thithkat e mprehta te akrepave te ores

Pret veç nje veshtrim tendin

Mbretereshe.

7 Responses to “Pasioni i lepurit te bardhe”

  1. rocky girl Says:

    Nice one!
    Më kujtoi këtë teksa e lexoja :

    http://www.youtube.com/watch?v=d6c4-0A5V1A

  2. massia Says:

    me ben te mendoj per andromeden kjo:) e bukur.

  3. Mars Says:

    Hey pal love your new template!
    keep on rockin’ ;)

  4. eni Says:

    wow Ω dritheruese..perdorimin e fjaleve e ke shume te fuqishem..cool!

  5. Omega Says:

    “Liza ne boten e cudirave” do te mbetet libri qe me ka inspiruar me shume se kushdo tjeter. thnx te gjitheve per kalimin ne blogun tim.

  6. linda Says:

    bukur Ω .
    te fala
    linda

  7. loer kume Says:

    liza ne boten e cudirave… eshte nje nga librat me te medhej qe mund te jene shkruar ndonejhere… l. carrol dhe j.m. barry kane qene vete femije, te cilter, te padjallezuar, dhe te pashpirt…
    rrofte pashpirtesia qe ti e reflekton, mizorisht :)

Leave a Reply