
Ne boten e cudirave
Je ti mbreteresha e zemrave
Me me nje mije e nje qind gjilpera
Te ngulura ne sy,
Deri ne retine zhyten te mallkuarat
Majemprehta, koka Hidré te mbira pafund
Pas shiu te mbrapshte.
Ne fron, atje, qendron ti e denje, por e ftohte,
Balle enjtur prej kurores gjembore
E thepis gjarperinj te pafund currilash
Si lugeter qe luajne kukamçefti
Lugines se Syve
E piklojne horrorin qe s’mpikset
Brenda braves se ndryshkur te zemres
Ku shqyhen çelesa dashnoresh,
Si mish kerpurdhash pika-kuqe.
Gezofi im i bardhe, i bardhe, i rrjepur
I terur, i pajete, si zhguall i flakur,
Mbi thithkat e mprehta te akrepave te ores
Pret veç nje veshtrim tendin
Mbretereshe.