Monolog nje mbremje ne Tirane

Posted in →┴∆ on February 2, 2010 by Arber

Te eshte dashur te zgjohesh beftas,
Syte e pergjumur nga merzia,
Me uje te ftohte ke shplare lotet,
Te eshte dashur te vishesh ngadale,
Ne xhep trishtueshem ke ngjeshur foton e nenes,
Dhe oren me zemrek te babait ne dore,
Mberthyer ngrohte brenda buzeve ate lamtumire,
Te eshte dashur te dalesh asaj porte,
Per nje kohe te gjate, pa kthyer koken pas,
Por vehten se ke leshuar,
Te eshte dashur te shkosh kaq larg,
Ne krahet e eres fatin e ke besuar,
Kjo cohe e kuqe qe shtrin dema
Asht busull per zogjte migrator.

Te eshte dasht te perballesh vorbulla ajrore,
fytyra te ftohta e fjale te mprehta,
E te eshte dashur te betohesh
Qe kurre s’do te kthehesh
Pa ditur pse?!
Dhe serish
Duke puthur flladin e mbremjes,
Diku ne Paris, Rome a Berlin,
Te eshte dashur ta shtrengosh fort,
Ne shkulm te gjakut
Thelle ne zemer,
Ne pellamb te dores
A ne thellim te rrudhave,
Valle brenda syrit
Valle nen lekure,
Kete Zonje hijerande
Kaq te dashur,
Kaq te dobet,
Te vogel,
Qesharake,
Tallese.

ne shqiperi

Posted in 1 on January 29, 2010 by Arber

ne shqiperi

s’me shkruhet asgje

gfghhjvc cghc

Opus incertum

Posted in 1 on January 10, 2010 by Arber

Njerezimi, kjo specie e biodegraduar, biodegraduese

Ne kete pikture te padeterminuar, Schiele paraqet vetem thelbin e saj. Personazhet paraqiten te zhveshur prej qenieve te tyre, ç’ka syri sheh eshte vetem lekure. Lekure e tendosur dhe e ndere mbi nje shtrese te bardhe te zhubravitur, porsi ato letrat qe i rihapim pasi i kemi bere shuk brenda grushtave. Te tille shfaqen dhe trupat, porsi dy germadha te shembura njera mbi tjetren, rrenim qe na rremben prej motivit te piktures, prej piktures vete. E vetmja cohe qe shpeton zhdukjen e artit te Schieles ne emer te emocionit qe na krijon, eshte e  verdha rreth e perqark. Kjo cohe na godet ne koke per te na zbritur serish ne toke: eshte vetem nje pikture!

“Embrace aka Lovers II” Egon Schiele

« Gjeneza e çnjerëzimit »

Posted in ±↑¥, Ψ, Ω 2 Ω 2 Ω, →┴∆ with tags on January 4, 2010 by Arber

“Adresuar të gjallëve, mbi vdekjen, që i qeveris dhe mbi mundësinë për ta zhbërë këtë vdekje”

KAPITULLI 2 « Gjeneza e çnjerëzimit »

GJENEZA E ÇNJERËZIMIT

nga Raul Vaneigem


Si dikur në fëmijëri dhe në agimet e historisë, jeta njerëzore sot thyhet që prej momentit që ata dalin prej shtratit

 

Fundi dhe fillimi

Si dallohet fundi i një epoke? E dallojmë kur e tashmja befas na bëhet e padurueshme dhe ajo fillon të kondensojë në një kohë të shkurtër atë që me vështirësi duronim në të shkuarën; e dallojmë atëherë kur gjithkush bindet plotësisht se i kanë mbetur vetëm dy zgjedhje për të bërë: ose të rilindë me lindjen e një bote të re, ose të vdesë në arkaizmin e nje shoqërie gjithnjë e më pak të përshtatur për njerëzit.  

Në dritëzat e para të agimit, gjithçka nis e kthjellohet. Kjo kthjelltësi na tregon se gjer në ç’pikë ekstreme historia e të gjithëve dhe fëmijëria e një të vetmi e shtynë drejt dorëzimit, dëshirën për të qënë njerëzor bashkë me detyrimet e përditshme përkatëse.

Mërgimi i përditshëm

Edhe kur duket se dita do të nisë e mbarë, koha krijon gjithmonë zhgënjime. Mërzia e punës ia heq shkëlqimin ditës. Zgjimi me rreshtore i rezervon orëve një ftohtësi ushtarake. Duhet të çohesh, duhet të braktisësh pasaktësinë e natës e t’i përgjigjesh thirrjes së detyrës si të dëgjoje bilbilin e startit të një pronari të padukshëm.

Plogështia mëngjezore stonon me dekorin. Sytë hapen me përtesë, vështrimi bie mbi simetrinë labirintike të mureve. Nga ta dimë në jemi a s’jemi në anën e duhur? Nga ta dimë në ndodhemi brenda apo jashtë rubanit të Mobjusit që zhdërvjell pa u ndalur rrugën, banesën, uzinën, shkollën dhe zyrën tonë?

Me të shtyrë jorganin e ëndërrimeve të natës plot përçartje dhe mendjelehtësi, detyra i fton të hidhen fluturimthi për të përmbushur vajtjeardhjet e një fati të mundimshëm.

Civilizimi i keqtrajton. Ja, i shohim atje teksa kalojnë provat më të vështira, gati për të pushtuar një botë që prej kohësh i ka pushtuar dhe që ata mësojnë vetëm sesi ta braktisin duke kthyer patkonjtë nga dielli.

Nëse trompeta e zgjimit që i vë në udhën e drejtë nuk do të binte, ku do të ishin morali, filozofia, feja, shteti, shoqëria e tyre policore dhe të gjitha ato hallka që i autorizojnë të vdesin gradualisht dhe në mënyrë të arsyeshme për diçka?

Duhet një dorë e fortë që t’i ndalë të shkojnë nga të duan. Qetësia e natës ka efektin e bezdisshëm për t’i bërë indiferent. Nëse këtë zakon – ashtu siç thonë disa – do ta konsideronim si një natyrë të dytë, ekzistoka atëherë edhe një natyre e parë që fatmirësisht është e shurdhët ndaj injeksioneve të natyrës. I vjedhur prej gjumit, për pasojë, trupi ngërdheshet, përpiqet, revoltohet, shtriqet dhe tërheq veç përtesë. Koka më kot insiston dhe ngulmon, trupi e detyron, të shkretin, të ngrihet kundra vullnetit të zemrës. Si mund të shprehet më mirë fakti se që të punosh me gjithë zemër, do të duhej të mos kishe fare një të tillë?

Nën diell dhe mbi nënkresë, vala e detyrimeve shkrin shkumën e ftesave epshndjellëse. Butësia e shtresave, përqafimi i një krahu të zhveshur, prania e njeriut të dashur, dëshira për tu endur rrugëve dhe fushave, të gjitha këto murmurijnë me një thjeshtësi tronditëse : «Rrëmbeje ti kohën, ose përndryshe koha do të rrëmbejë….Zgjidh e merr: o kënaqësitë, o vdekjen »

Por sytë e arsyes, të veshur prej përllogaritjeve të shpejta, prej kohësh janë mbyllur prej një mali detyrimesh. Sa fillon të reflektosh, grila e kontabilitetit të orareve ulet, duke penguar të hyjë drita e dëshirave. Ç’kimerë e përkryer!

Është e vërtetë që dita, e organizuar me shumë kujdes, na hedh para syve një realitet të zgjedhur, por të zgjedhur nga një vullnet i keq, i zgjedhur në kurriz të një tjetër realiteti, atij të trupit që kërkon pa reshtur lirinë për të dëshiruar pa fund.

Të krijohet përshtypja sikur ekziston vetëm një univers, kurse një i dytë zhduket në mjegullën e një ëndërrimi fëminor. I mbërthyer në drithmat e aferave financiare dhe ankthit të përfitimit, “porcelani” i ëndërrave thërmohet. Dhe e gjitha kjo zgjat një çast të vetëm.

Është mbrëmja ajo që i rimbledh copëzat e njeriut pas punës. Nata ngjit sërish dëshirat, që fshesa e gjesteve të mekanizuara i ka flakur në plehra. Pak a shumë, ajo vendos rregull mes dëshirave, disa i kthen në anën e mbarë, por pjesën më të madhe jo. Përsa i përket atyre që lidhen me dashurinë, kjo gjë do të varet nëse do të ketë mbetur ende pak dëshirë.

Në të gdhirë, skenari ripërsëritet, por i pasuruar nga lodhjet e një ditë më parë. E kjo zgjat deri atëherë kur, qoftë ditë apo natë, është shtrati ai që paloset mbi një trup përfundimisht të mundur, duke mbështjellë brenda pëlhurës së mortit një jetë që guxoi sa e sa herë të zgjohej.

Kjo është ç’ka ata quajnë « realiteti i vështirë i jetës» apo, pa kursyer një cinizëm të pashoq, e thërrasin « kusht njerëzor »

Njerëzia e shtyn javën duke pritur që puna t’u zbukurohet.


@përktheu Arbër Shtëmbari

Gezuar te gjitheve!!!

Posted in 1 on January 1, 2010 by Arber

Gezuar te gjitheve, ju uroj shume fat, mbaresi dhe shendet per 2010!

Ju falenderoj qe keni qendruar prane ketij blogu, per sugjerimet tuaja me ane te mailit dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme!

Arber Shtembari.

***

***

Në këmbë pranë dritares, në heshtje,

Vështroj jashtë si shpërthejnë fishekzjarret

Shoh qelqin si rikthen dritën e tyre të shkruar në sytë e mi,

aty ku qoshkave qirinj të kuq aromatikë

ngrejnë gracka të vërteta meditimesh në këtë fundviti

në këtë natë ndërrimesh kohesh,

gëzo! eshte mosha më e bukur me thonë,

në dhomën tjetër miqtë këndojnë në gjuhën e tyre,

smoking, channel, gota kristali, shampanjë, “tu viens ou pas?”

por unë s’jam këtu i përgjigjem, vërtet s’jam këtu,

brenda këtij trupi majiset një rrënjë që ushqehet së largu,

asaj toke baladash, baltrash, mollëzash mëmësore

që ndërtuan shpirtra prej vargjesh të pavdekshëm,

tingujsh atmosferik dhe pemësh hijerënda,

s’di pse mu kujtua tani arra e vjetër që ngrihej mbi çatinë tonë,

porsi ky çast, përtej qelqit, shpërthenin rrufetë e kur shtrëngata fryhej,

degët lëshoheshin poshtë si krahë të dorëzuar e godisnin qelqin,

qelqin e syve të mi, syve të mi të qeshur e të brishtë fëmije,

e unë stepesha në hov prej hapa-dollapave të qepallave e sërish afrohesha

pranë qelqit, pranë degëve,e  buzët nisnin të belbëzonin një këngë lufte

një fëmijë që këndon një marsh marsial në shtrëngatë,

s’do të inkurajonte asnjë luftëtar në betejë,

përkundër, me siguri një arrë po!

E arra jetoi derisa kënga u ndal

deri kur qelqi i kanatave të drunjta të gjelbra

U dyfishua brenda kutizash industriale alumini

Atëherë kur sytë humbën pafajësinë,

Shtrëngata ra, rrufetë u zhdukën, arra u kalb,

Në këmbë pranë dritares, në heshtje,

Me një gotë shampanjë në duar,

Larg prej tokës së baladave dhe baltrave,

Vështroj fishekzjarret e fundivitit!

“Matador” Almodovar

Posted in 1 on December 27, 2009 by Arber

seshpejti……

Adresuar të gjallëve mbi vdekjen që i qeveris dhe mbi mundësinë për ta zhbërë këtë vdekje

Posted in ±↑¥, Ψ, Ω 2 Ω 2 Ω, →┴∆ with tags on December 25, 2009 by Arber

Adresuar të gjallëve, mbi vdekjen, që i qeveris dhe mbi mundësinë për ta zhbërë këtë vdekje
Nga Raul Vaneigem

Kapitulli 1
« Këtu, tani dhe gjithmonë »

Në një novelë të Hofmanit, rrëfyesi pyet veten sesi një njeri i ulur në një tavolinë fill i vetëm u zhyt në mendime tek admironte një hapje muzikore të Glukut të luajtur tmerrësisht keq nga orkestrantët e një kafeneje. Entuziasmin e këtij personazhi, që s’ish kush tjetër veç vetë kompozitorit, mund ta shpjegojmë kështu: sado mediokër mund të ketë qenë përjetimi që ndjeu ndaj veprës së tij, ai nuk ringjalli brenda tij excellence’n e partiturës, por harmonitë emotive, që pararendën krijimin e saj. Shkrimi i partiturës, që erdhi më pas, paraqet (paraqiste) vetëm një skicë përmbledhëse.
Ajo që është e vërtetë për Gjeniun në Art vlen edhe më tepër për prezencën e ndjeshme të njeriut. Ç’mund të jetë më qesharake sesa një letër dashurie?
Përballë dhunës dhe kthjelltësisë pasionale, trupi ul çdo mburojë dhe zbulohet plotësisht ; pas kësaj, cila fjalë, cila frazë nuk do të bëhej shënjestër e arrogancës dhe mëndjemadhësisë? Kjo letër dashurie do të dukej kaq qesharake, nëse nuk do të mbërrinte kurrë tek marrësi i saj, po do të binte në duart e një rojeje ndërtese! Mbërrijnë apo jo deri tek personi që duam, këto fjalë që urdhërohen nga hovi i zemrës shënjojnë një shteg që më parë hapej në thellësi. Fjalët ushtojnë nga një harmoni, që priste veçse të përhapeshin prej thjeshtësisë së disa akordeve të mbërthyer djallëzisht mbi një instrument të rastit.
Kështu më lindi ambicia për të lidhur sëbashku remineshencat e një jete të dëshiruar, për të përmendur shkurtimisht disa masa të simfonisë njerëzore, për të zbuluar shenjat e një tjetër realiteti që arsyeja dominante maskon pas leximeve dhe rileximeve pa pushim të një botë të formatuar prej mërzisë së agonisë së saj.
Ndonëse pa dëshirën time, dobësia e kësaj iniciative varet më tepër nga ndikimi e së shkuarës, sesa nga belbëzimat e keqadresimet, nëpërmjet të cilave realiteti i ri tenton të shprehet.
Nuk është e lehtë të ulesh e të krijosh çdo ditë të jetës, kur në të njëjtën kohë dita përballet me lodhjen, plakjen dhe vdekjen. Madje dhe inteligjenca pranohet fare pak në një epokë ku më së shumti ajo përfytyrohet brenda kuadrit të shkencës së perfeksionimit të absurdit të saj dhe shpirtngushtësisë në rritje të njerëzve.
Do të jetoja plotësisht sipas dëshirave të mia – këto të fundit të papërziera me kënaqësinë e të shkruarit – për të më qartësuar mbi kënaqësinë e të përjetuarit më mirë. Kjo m’është e vetmja arsye pse shkruaj e që më dhuron kenaqësi – të frikave dhe dyshimeve të mbjella nga disa pohime, që më duken kaq të huaja e jo vetëm aq, por që më bëjnë të ndihem i huaj me vetveten.
Nga ana tjetër, nuk ka asgjë që të më entuziasmojë më shumë se sa qartësia e zgjedhjes që më duhet të bëj në mes të labirintit të imponimeve, ajo qartësi për të cilën do të vija bast gjithçka në emër të kërkimit të pandalshëm së dashurisë, krijimit dhe lumturisë së vetvetes. Jashtë kësaj logjike nuk do të pranoja asnjë fat që do t’ia vlente.
Ju mund ta imagjinoni tashmë se çfarë pakënaqësie do të më shkaktonte fitimi i parave nëse do të firmosja për një markë të famshme, për një label gazetaresk a një televizion apo nëse do të vishja një rol të caktuar, qoftë ky prestigjoz apo qesharak, ç’rëndësi ka ? apo nëse do të bëhesha pjesë e një klasifikimi mediatik mbi gjëndjen kulturore të kësaj Shoqërie tregtare (société marchande).
Sot ajo që ka rëndësi është të zbulosh vetveten në autenticitetin e vetë ekzistencës edhe pse, kur kjo ekzistencë jetohet keq, edhe iluzioni më i vogël të bëhet shpesh më i preferuari. Në vërtetësinë e saj brutale, dëshira e pamposhtur për një jetë tjetër është tashmë vetë kjo jetë.
Në fakt, unë s’jam i huaj në këtë botë, por gjithçka m’është e huaj në këtë botë të vënë në shitje, kur ndërkohë ajo fare mirë mund të dhurohej – përfshirë këtu edhe refleksin ekonomik të cilit shpeshherë gjestet e mia i përulen. Prandaj unë kam folur për ata që merren me ekonomi me të njëjtën ndjenjë që Marksi dhe Engelsi zbuluan, në zhulin dhe mizerjen londineze, një shoqëri jashtëtokësorësh me Parlamentin «e tyre», Uestministerin «e tyre», Bakingam Palasin «e tyre», Njugejtin «e tyre».
«Ata» më shqetësojnë në caqet e lirive të mia më të përulta me paratë e tyre, punën e tyre, autoritetin e tyre, detyrën e tyre, fajësinë e tyre, intelektualizmin e tyre, rolet e tyre, funksionet e tyre, botëkuptimin e tyre ndaj pushtetit, ligjet e tyre të shkëmbimeve, komunitetin e tyre tufëzues ku ndodhem dhe ku nuk dua të bëj pjesë.
Falë vetë ardhmërisë së tyre, krijohet një distancë mes meje dhe “atyre”. Skllevër të një ekonomie që i ekonomizon në ekstrem, ata vetëdënohen me zhdukje duke risjellë me vdekjen e tyre të programuar pjellorinë e tokës, speciet natyrore dhe kënaqësinë e pasioneve. Dorëzimi vjen atëherë kur energjitë e fundit të njeriut konvertohen në rentabilitet. E në këtë pikë, unë s’kam asnjë dëshirë t’i ndjek.
Megjithatë, fjala ime nuk pretendon vetërealizimin në një shoqëri që s’i kushton rëndësi këtij fakti, por ajo pretendon të prekë tërësinë e fakteve duke i trajtuar sipas transformimeve rrënjësore që paraqiten. Nuk e mohoj që ka një këmbëngulje fëminore në dëshirën për të ndryshuar botën, sepse kjo botë nuk më pëlqen e nuk ka për të më pëlqyer nëse nuk do të mund të jetojë sipas vullnetit të dëshirave të mia. Por ndërkohë, a nuk është kjo kokëfortësi, vetë substanca e vullnetit për të jetuar? Pa këtë, mprehtësia e pashtershme e të gjallit mbi botën dhe vetveten s’do të ishte gjë tjetër veçse verbëri, ndërsa kjo substancë do të ishte një kaos që do nxiste më tepër shkatërrim sesa ripërtëritje.
Fundi i erës ekonomike përket me lindjen e një civilizimi të dëshirës. Transformimet po ndodhin ngadalë nga një simbiozë e re që po i kthen primacinë bashkësisë së qënieve dhe gjërave të gjalla, ndërkohë që së fundmi të dhuruarit falas të mëson – përtej energjive pozitive – që të kapim atë që natyra fal sa herë që ajo përkushtohet (asaj i përkushtohemi) më shumë.
Nëse sot po shfaqen më shumë ide të reja se kurrë më parë gjatë shekujve të arsyes fetare, filozofike, ideologjike – bën përjashtim vepra e Fourier – përgjatë dy dekadash u manifestuan shumë e më shumë realitete autentike njerëzore sesa gjatë dhjetëmijëvjeçarëve të drejtuar nga shkenca e pushtetit dhe përfitimit.
Opinioni, sipas të cilit idea e lumturisë është kudo, por realiteti i saj askund, tregon mjaftueshëm se ka probleme më të rëndësishme sesa identifikimi i dëshirave tona dhe akordimi i fatit të secilit me ushtrimin konstant të vullnetit tonë për të jetuar. Vepra kërkon durim dhe vazhdimësi alkimike, duke e pastruar jetën nga çka e mohon dhe duke e zhveshur vetveten nga negativiteti, derisa të mos mbetet, me forcën e dëshirës, veçse prania e të gjallit.
Në një kohë që fuqia e jetës asfiksohet në emër të aftësisë për punë dhe kur ne s’kemi mësuar tjetër përveç virtytit të sakrificës dhe dorëzimit, a do të na habiste fakti se kërkimi i lumturisë kërkon kujdes dhe përpjekje në çdo çast? E gjithë dituria e botës na ka çuar drejt ndarjes me çdo gjë të vdekur dhe na ka detyruar të vdesim brenda tyre ‘pse ato ndaheshin nga ne.
Ju mund të thoni pas kësaj se jeta di të mbrohet shume mirë edhe vetë, por të paktën theksojeni se pikë së pari bëhet fjalë për ta njohur atë brenda nesh, për të mirëpritur çfarë ajo na ofron, për t’i dhënë liri asaj prej pengesave të përditshme, për t’i kthyer një gjendje pafajësie ku ajo do të ndihej vetvetja.
Në orën kur dështimi i ekonomisë si sistem mbijetese e shndërron në qesharake çdo përpjekje të investuar në etjen për të fituar sa më shumë, për të qenë më i miri, për të zotëruar sa më shumë, ndoshta mund të parashikojmë një ndryshim në sjelljet: mos vallë shpirtngurtësia e krijuar prej punës po kalbet dhe kjo do të sjellë rizbulimin e krijimit të qënieve, të gjërave, të ambientit si kënaqësi e të ekzistuarit ?
Vdekja vjen vetëm nga vdekja e toleruar gjatë gjithë kohës. Fraktura e epokës sonë po ndodh, sepse po fillohet të mohohet mohimi i jetës, sepse dëshira, duke dalë në pah para gjithçkaje tjetër, zbulon një botë që pret veç të krijohet. Revolucioni i të gjallit është para syve tanë dhe ai është i vetmi që ia vlen e nëse obsesioni i vdekjes insiston për ta zhdukur, ne e dimë tashmë se ka një pasion në rritje të së dëshiruarit pafund, për ta risjellë në mendjet tona dhe kudo përreth nesh.

1989

(perktheu Arber Shtembari)
ps:pjeset e tjera do te vijne ne vazhdim…

tristesse

Posted in 1 on December 23, 2009 by Arber

Cfarë është mërzia?

Një zgavër e ftohtë a ndoshta vallë

Një lumë që fle zbuluar në shtratin e tij

Bulëza djerse, një ëndërr e marrë, një turrë drush që ndizet

Një I pafajshëm i dyshuar për shtrigani,

Është pema e zhveshur në formë klithjeje

Dorashka që flaket tutje, shfaqja e një dore te ngërdheshur nervoze,

Gishtërinj të kalbur si ashkla

Që minojnë shkrepa të gdhendur furtunash,

Është një qënie e panjohur

Që kërcënon në terr

E që ushqejmë,

Një kthetër e mprehtë që na rreh mbi shpatulla

Një lojë pafkash, një kërcim në litar,

Një varje në litar, një bojë plakash

Për flokë që zbardhen dita ditës,

Kjo kohë është mërzia që na shpie drejt shthurjes,

Dhe humbjes

Kjo mike fatale.

HelL0 Bote, njereS, rOb0t dh3 m1kroçip’

Posted in Ω 2 Ω 2 Ω on December 18, 2009 by Arber

Pas dy javesh te lodhshme zhytjeje ne universin e nje bote te shkuar, ja ku jemi serish bashke in persona.

ke dicka per te thene?

Achtung! Interneti ne duart e gabuara, mund te shnderrohet ne nje arme te rrezikshme!

http://www.youtube.com/watch?v=PB-atl3YBSQ&feature=PlayList&p=A6F92A58BA1FCBEC&index=11

Mbylli syte nje çast dhe paramendo nje robot android qe do te te ngjasonte aq shume sa ti do te gjeje vetveten mbi reflektimin e tij metalik, aq shume sa ti nuk do te gjeje me njerezoren ne vehten tende…

Use yOur Mind, noT your moutH, neither yoUr Fist

Lidhje sistematikisht funksionale ku ne do te ishim humbesit e medhenj te brendesise sone. E gjitha kjo ngjason me nje interior te zbrazet nga cdo deshire, nga cdo arome, nga cdo prezence.

design narkotik nga Carmina Burana

Progres! Kafshet po mesohen dita dites gjithmone e me shume me lidhjet instrumentale, zoom out deri ne shkembime pa humanitet.

E nese iluzioni vazhdon keshtu dhe deshira e nderaksionit me tjetrin fazohet ne plogeshti, nese nuk arrijme dot te dallojme nje robot nga nje njerezor, atehere i gjithe identiteti yne njerezor do te vihet ne ?

Ne pikepamjen krishtere, vuajtja, eshte gati nje detyrim teologjik!

Por dhimbja, eshte nje detyrim njerezor, transendent ndaj feve!

Vetem skulptoret grek e bllokonin vuajtjen ne prezantimet e tyre artistike.

Nderkohe, porsi tek “La pieta du Kosovo” dhimbja mund te vij ne cdo forme, edhe ne mantelin e ∑ se çdo pixeli.

Nje chiaro-oscuro karavaxhian modern

“La piéta de Kosovo”

http://www.youtube.com/watch?v=KRZpE8cp7LI&feature=related

‘Pse prej mishi nuk jemi, nuk do te th0te qe nga Vdekj4 fr1k3 s’kem1

Posted in 1 on December 15, 2009 by Arber

(Human feelings Vs Robot androids’ sensations  -to be continued)